Clitoria Ternatea – Bizelja Blu; Për çrregullimet nervore, helmimet, astmën, parazitët e zorrëve

 

Arabisht:  فراشة البازلاء

Anglisht: Asian pigeonwings, butterfly pea, blue pea.

Emri shkencor: Clitoria Ternatea L.

Familja: Fabaceae.

Bizelja blu është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe eliptike. Tipari më i spikatur i bimës janë gjethet me ngjyrë blu të thellë, me shenja të verdha, disa lloje kanë lule të bardha. Frutet janë të vendosura në bishtajë dhe janë të ngrënshëm.

Origjina e bizeles blu është Azia Juglindore. Lulet janë përdorur në Azi për gatimin e orizit, për ti dhënë ngjyrë.  Në Tajlandë bëhet një  pije e quajtur ‘shurupi blu’. Lulet përdoren edhe si çaj. Në mjekësinë bimore është pëërdorur për kurimin e kujtesës së dobët, trajtimin e lodhjes mendore, stresit, depresionit, çrregullimet homonale, etj.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjekësore të bizeles blu

– Përmirëson kujtesën, fuqinë mendore dhe trajton lodhjen mendore.

– Largon marramendjen dhe të fikët.

– Qetëson trurin, heq stresin, dhe ankthin.

– Rrit kujtesën tek fëmijët dhe lufton epilepsinë.

– Trajton kollën, astmën  dhe dhimbjet e kokës.

– Zvogëlon irritimin e organeve të frymëmarrjes.

–  Ndihmon për kurimin e çrregullimeve riprodhuese tek femrat, pastron fshikëzën e urinës dhe çrregullimet menstruale.

– Rrënjët ndihmojnë për kurimin nga helmimi i gjarprit ose i insekteve.

– Ndihmon në luftimin e parazitëve të zorrëve.

– Rrënjët ndihmojnë për trajtimin e leukodermës.

– Ul presionin e lartë të gjakut, forcon zemrën dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

– Lehtëson ënjtjet dhe dhimbjet.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve të tiroideve.

– Një studim ka treguar se bima ka gjithashtu veti anti-ulçërave.

Kujdes!

– Mënyra e perdorimit është sipas moshës, peshës dhe llojit të sëmundjes të çdo personi.