Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Clerodendrum serratum

//Clerodendrum serratum

Clerodendrum serratum

Clerodendrum serratum; për astmën, alergjitë, bronkitin, sëmundjet inflamatore të mushkërive..

 

Arabisht: شجيرة النافورة الزرقاء

Anglisht: Blue-flowered, glory tree.

Emri shkencor: Clerodendrum serratum L.

Familja: Lamiaceae.

Clerodendrum serratum është një bimë barishtore shumëvjeçare,  me gjethe të kundërta, ovale, të dhëmbëzuara e me push, me lule blu, cilcindrike me petale në formë të fluturës, me frut të zi.

Origjina e Clerodendrum serratum është India, Sri Lanka dhe Malajzia. Bima përdoret tradicionalisht për tretjen, reumatizmën, alergjitë, astmën dhe bronkitin,  ethet, helmimin, dhe sëmundje të tjera inflamatore. Për të ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të përdorimeve tradicionale dhe etno-medicinale, fitokimi dhe aktivitetet biologjike të C. Serratum, përveç përdorimit në sëmundjet e frymëmarrjes, përdorime të tjera përfshijnë trajtimin e dhimbjeve dhe inflamacionet.

Të dhënat e raportuara mbi aktivitetet farmakologjike gjithashtu përfshijnë potencialin hepatoprotektiv, antioksidues, antiinflamator dhe antikanceroz. Saponinat (terpenoidet dhe steroidet), flavonoidet dhe fenolikat e izoluara nga rrënjët kanë qenë fokusi i hetimeve fito-kimiake, pasi aktiviteti biologjik i është përshkruar saponineve, të cilat njihen se posedojnë aktivitet anti-inflamator dhe anti-kancer. Bioaktivët e izoluara në rrënjë si acid icosahydropicenic dhe acid ursolic janë pretenduar të ofrojnë aktivitet anti-alergjik dhe hepatoprotective.

Pjesët që përdoren: Rrënja, gjethet.

Dozimi: 3-6 gram në ditë (në doza të ndara).

Elementët aktiv: Caffeic acid, Catechin, Clerodendrum serratum; Ferulic acid, Oleanolic acid, Pharmacological activities, Queretaroic acid, Saponins; Serratagenic acid, Spinasterol,  Stigmasterol, Ursolic acid β-sitosterol.

Dobitë mjekësore të Clerodendrum serratum

– Ndihmon për trajtimin e astmës, alergjive, tuberkulozit, bronkitit dhe çrregullime të tjera të frymëmarrjes.

– Vepron si mucolitik, thyen mukusin dhe e nxjerr atë nga mushkëritë.

– Përmirëson dhe forcon aparatin tretës.

– Lufton tumoret që formohen në mushkëri.

– E dobishme për dhimbjet, sëmundjet inflamatore dhe çrregullimet e mëlçisë.

– Vret krrimbat dhe mikrobet që gjenden në zorrë.

– Ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve të infektuara.

– Lufton ethet dhe temperaturën.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore.

By | 2017-05-05T14:43:56+00:00 May 5th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Clerodendrum serratum
error: Alert: Content is protected !!