Clematis Vitalba – Jasmina e egër ose Kulpëra  e Bardhë

 

Arabisht: ظيان أبيض, Dhajan Ebjed, ياسمين البر, Jasmin el berr.

Anglisht: Clematis.

Emri shkencor: Clematis Vitalba L.

Familja: Ranunculaceae.

Kulpra e bardhë është bimë shumëvjeçare, me lartësi  15-20m, me gjethe të gjelbra ovale dhe të dhëmbëzuara, me lule të shumta dhe të bardha. Orgjina e bimës është Levanti, Maroku, dhe Mesdheu.

Është përdorur që në kohët e lashta për kurimin e reumatizmës, kyçeve, përdhesit, artritit.

Pjesët e bimës që përdoren në mjekësi: Rrënjët, kërcelli dhe gjethet.

Mënyra e përdorjes: Përdorim i brëndshëm dhe i jashtëm.

Përmbajtja e bimës: Clematine, Caulo saonine, Phytosterol, Acide, Resine, Stigmasterine.

Dobitë mjekësore

– Qetëson dhimbjet e nervit shiatik.

– Kuruesi më i mirë i astmës, kollës kronike, vështirësisë në frymarrje.

– Ndihmon në kurimin e shiritit të derrit dhe shkaqet që e kanë sjellë atë.

– Largon efektet e simptomave të Strokes dhe deformimit, ndihmon për kurimin e shkaqeve të këtyre simptomave.

– Ndihmon në kurimin e gjysëm paralizës dhe të dridhurat.

– Ndihmon për kurimin e vitiligos së bardheë dhe të zezë.

– Ndihmon për kurimin e migrenës nëse kombinohet me lulet e manushaqes.

– Qetësues dhe relaksues.

– Ndihmon për kurimin e Alopecisë.

– Ndihmon në kurimin e Fistulas dhe ngurtësimeve.

– Largon të vjellat dhe thartirën e stomakut.

– Ndihmon në kurimin e diarresë.

– Largon dhimbjet e dhëmbëve.

– Ndihmon për kurimin e zgjebes.

Kujdes!!

– Jasmina e egër përmban lëndë toksike.

– Duhet marrë me masë të caktuar.

– Nuk duhet përdorur pa konsultimin e mjekut herbalist.

– Nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna as gjatë gjidhënies.