Citrus Medica; Fruti me aromën dhe me shijen më të mirë në botë

 

Arabisht: أترج، تـُرُنج،.

Anglisht: Citron.

Emri shkencor: Citrus Medica L.

Familja: Rutaceae.

Citron është bimë shkurre, shumëvjeçare, lulëzon disa herë në vit, me degë të parregullta, me gjethe heshtake ose eliptike dhe me aromë të këndëshme, me lule të vogla e të bardha, me lartëisi 4-5 metër, me frut të verdhë, me formë të ndryshme, i cili ka tul të trash e me aromë të mrekullueshme, gjatësia e frutit është 10-15 cm.

Origjina e utruxhit është Azia. Që nga kohët e lashta e deri në mesjetë, utruxhi është përdorur kryesisht për qëllime mjekësore; për të luftuar sëmundjet e mushkërive, problemet pulmonare, sëmundjet e zorrëve, etjen e tepruar, vjelljen, të përzierat  dhe çrregullime të tjera. Lëkura e tij është konsideruar gjithashtu si antibiotik. Ajo është bimë e brishtë dhe shumë e ndjeshme ndaj temperatuarve të acarta. Bima është vlerësuar shumë për aromën e saj dhe përdoret si parfum për dhomat dhe rrobat. Lëvorja e frutit është përdorur në versione të ndryshme; është përdorur në sallatë, aromantizues në ëmbëlsira, në pije, etj. Të gjithë emrat e tij në gjuhë të ndryshme janë huazuar nga arabishtja.

Pjesa më e rëndësishme është lëkura e brendshme (e njohur si palcë ose Albedo), e cila është një artikull mjaft i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare.

Utruxh është përmendur në shumë libra të vjetër

Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të!) e ka krahasuar besimtarin më të mirë me bimën utruxh duke thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si utruxhi; aroma e saj është e mirë dhe shija e saj është gjithashtu e mirë.” [Buhariu].

Dijetari Al Mubarekfuri ka thënë: “Utruxhi është pema më e mirë që ekziston, sepse ajo ka shumë të mira; ka shije të mirë, aromë të këndëshme, e butë kur e prek, hap oreksin, rigjallëron katër shqisa: shikimin, shijen, aromën dhe prekjen.”

Ibën Bajtari ka thënë për të: “Fuqia e utruxhit është zbutëse, ftoh nxetësinë e mëlçisë, forcon stomakun, hap oreksin, zhduk ashpërsinë e mitrës, ndërpret diarrenë, dhe është e dobishme për të larguar helmin e akrepit.”

Ibën Masauij ka thënë: “Farat eutruxhit luftojnë helmimet e rënda, dhe ai është laksativ në natyrën e tij, aromantizues.”

Elementët aktiv: Abscorbic acid që transformohet në vitamin C në trup, dhe 3 nga vitaminat B-complex, thiamin, riboflavin dhe niacin, si dhe mineral calciumi, phosphori, hekuri, dhe carotene.

Pjesët që përdoren: Gjethet, sythet, lulet, farat, frutat.

Dobitë mjekësore të Citron

– Forcon sistemin imun dhe balancon presionin e gjakut.

– Lufton helmet, bakteriet, infeksionet dhe kërpudhat.

– Hap rrugët e frymarrjes, largon kollën, ndihmuesi më i mirë për të sëmurët me astmë dhe fibrozë cistike.

– Largon yndyrat e tepërta të mëlçisë.

– Pastron mushkëritë dhe ndihmon në kurimin e kancerit të mushkërive.

– Qetësues nervor, largon stresin, ankthin dhe depresionin.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të zorrëve si kapsllëkun, hemorroidet, fryrjet, gazrat, ulçërat e zorrëve.

– Largon të përzierat, të vjellat, etjen e tepruar dhe nxit oreksin.

– Forcon zemrën dhe stomakun.

– Largon acidin e lartë të stomakut.

– Anti-spazmatik dhe lufton dhimbjet.

– Përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe i jep asaj shkëlqim.

– Relakson muskujt.

– Lufton pagjumësinë.

Kujdes!

Ashtu si të gjitha frutat që bëjnë pjesë në këtë familje, nuk duhet të kombinohet me qumësht.