Citrullus colocynthis, bimë e egër shkretinore mrekulli në kurimin e sëmundjeve të rënda

 

Arabisht:  الحنظل

Anglisht: Desert gourd, colocynth

Emri shkencor: Citrullus colocynthis L

Familja: Cucurbitaceae

Citrullus colocynthis është bimë shumëvjeçare (e egër) . Rrënjët i ka të mëdha, me mish dhe shumëvjeçarë, duke çuar në një nivel të lartë të mbijetesës për shkak të rrënjës së gjatë . Rrënjët përhapen në të gjitha drejtimet për disa metra duke kërkuar diçka për të mbijetuar.

Gjethet i ka shumë të  ngjashme me gjethet e shalqirit. Ato janë këndore me tre deri në shtatë lobesa të ndara. Lulet janë të verdha dhe të vetmuara në akset e gjetheve. Fruti është i butë, sferik me një diametër prej 5 -10 cm dhe me shije shumë të hidhur. Mesokarpi është i mbushur me një pulpë të bardhë të butë, të thatë dhe me ngjyrë të bardhë, në të cilën janë të ngulitura fara. Çdo bimë prodhon 15 – 30 fruta.

Farat  janë gri me gjatësi  5 mm dhe me gjerësi 3 mm. Farat janë të ngrënshëm, me shije të  hidhur, e të shijshme, të pasura me yndyrë dhe proteina. Përmbajtja e vajit të farës është 17-19%, e përbërë nga 67-73% acid linoleik, 10-16% acid oleik, 5-8% acid stearik dhe 9-12% acid palmitik. Përveç kësaj, farat përmbajnë një sasi të lartë të arginines, triptofanit dhe aminoacideve që përmbajnë squfur.

Bima përmban 70 lloje të komponimeve aktive.

Origjina e Citrullus colocynthis është Azia, dhe është e shpërndarë në bregun perëndimor të Afrikës veriore dhe në lindje përmes Saharës. Ajo ka qenë një burim i të ardhurave që nga shekulli i 14-të dhe ende eksportohet edhe sot. C. colocynthis është një bimë shkretinore që rritet në tokë ranore dhe të thatë dhe ka një normë të madhe të mbijetesës në kushte ekstreme të motit.

C. colocynthis mund të hahet ose përpunohet për përdorime të mëtejshme në mjekësi. Fara karakteristike e vogël e colocynth është gjetur në disa vende të hershme arkeologjike në Afrikën veriore dhe në Lindjen e Afërt, veçanërisht në Egjipt. Këto zbulime tregojnë se citrillusi i egër është përdorur shumë nga njerëzit. Kjo bimë ka pasur vendin e vet në librat e dijetarëve dhe në literaturën e poetëve. Në Arabi, colocynth kishte përdorime të shumta në mjekësinë tradicionale. Beduinët në shkretëtirë thuhet se bëjnë një lloj të bukës nga fara e citrullus.

Avicena ka thënë: “Handhal (C. colocynthis) ndihmon në trajtimin e artritit dhe dhimbjeve të nervit shiatik, largon gëlbazën, e dobishme për alopecinë dhe lebrën, dhe gjethet e saj ndalojnë gjakderdhjen dhe shpërbëjnë tumoret.”

Ibën Bejtar ka thënë: “E dobishme për dhimbjet nervore, artritin, paralizat dhe goditjet.”

Dr. Mun Jiatan ka thënë: “Kjo bimë është një alternativë e mirë për sëmundjet.”

Hulumtimet e fundit konfirmojnë se mjekësia e lashtë gjeti trajtimin e kapsllëkut kronik dhe çrregullime të rënda të mëlçisë dhe tëmthit në këtë bimë. Po kështu për rezistencën ndaj insulinës, për trajtimin e tringëllimës në vesh, për të ndaluar gjakderdhjet,  për reumatizmën, për sytë, etj.

Dobitë mjekësore e shëndetësore të Citrullus colocynthis

– C. colocynthis ka treguar veti anti-inflamatore dhe analgjezike, pasi kuron probleme të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.

– Stimulon punën e mëlçisë për të ruajtur integritetin e saj, dhe stimulon sekretimin biliar.

– Ekstrakt i C. colocynthis ka veti të forta laksative që ndihmojnë në trajtimin e problemeve të zorrëve.

– Ndihmon në heqjen dhe trajtimin e tumoreve në sistemin e tretjes ose në stomak.

– Ndihmon për të pastruar gjakun.

– Përdoret në trajtimin e çrregullimeve të gjakut, si leukemia.

– Ekstraktet e bimës stimulojnë funksionin e veshkave dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të traktit urinar.

– Ekstraktet bimore antioksidante që gjenden në C. colocynthis kanë veti të forta anti-kancer.

– Lufton infeksionet e fytit dhe mushkërive, shpërbën gëlbazën, pastron dhe ndihmon në kurimin e astmës.

– Përdoret për të trajtuar çrregullimet dhe dhimbjet menstruale.

– Një ekip hulumtuesish zbuloi se bima ka substanca të efektshme që përdoren në trajtimin e diabetit dhe obezitetit.

– Citrullus colocynthis është i dobishëm për kockat, kyçet, dhimbjet e shpinës, artritin, dhimbjet e nervit shiatik, përdhesin dhe epilepsinë.

– Katalizator për rritjen e flokëve: ku u zbulua se është shumë aktive për të nxitur rritjen e flokëve dhe densitetin e tyre.

– Acidet oleike dhe linoleike të izoluara në C. colocynthis tregojnë aktivitet kundër helmeve dhe pickimeve të insekteve.

– Ndihmon për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, infeksioneve gjinekologjike dhe respiratore, ku është gjetur të jetë efektive kundër baktereve, bakteret Gram-pozitive dhe Gram-negative të tilla si E. coli dhe Staphylococcus aureus.

Shënim!

– Nuk është e këshillueshme të merret gjatë shtazanisë apo gjidhënies.

– Nuk këshillohet të merret nga fëmijët nën 5 vjeç.

– Ekstraktet e bimes perdoren nga Mjekesia Bimore Arabe ne formula te ndryshme kurative per semundje te caktuara.