Cicer Arietinum – Qiqra; dobi të panumërta shëndetësore; receta gatimi

 

Arabisht: حمص شائع

Anglisht: Chickpea

Emri shkencor: Cicer Arietinum L.

Familja: Fabaceae.

Qiqra është bimë barishtore me kërcell mjaft të degëzuar, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule ngjyrë qielli të hapur, që bën bishtaja vezake me kokrra të rrumbullakëta si bizele, por me ngjyrë si të verdhë.

Origjina e qiqrës është  India  dhe Gadishulli Arabik; qiqra konsumohet e freskët dhe e përpunuar. Qiqra konsiderohet një ushqim bimor i pasur me proteina dhe vitamina. India zë vendin e parë në botë për prodhimin e qiqrës, e pasuar nga Australia dhe Pakistani.

Elementët aktiv të qiqrës: Energy, carbohydrates, sugars, dietary fibre, fat, saturated, Monounsaturated, Polyunsaturated, protein, vitamins, vitamin A equiv, thiamine B1, riboflavin b2, niacin b3, Pantothenic acid (B5), vitamin B6, folate B9, vitamin B12, C, E, K, minerals, calcium, iron, magnesium, phosphorus, potassium, sodium, zink.

Dobitë shëndetësore të Qiqrës

– Qiqra ndihmon për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në këtë mënyrë ndihmon për kurimin e Diabetit.

– Përmirëson shëndetin e sistemit tretës.

– Ndihmon për formimin e muskujve dhe riparimin e indeve.

– Fëmijët nga 9 muaj e lartë duhet që të konsumojnë në mënyrë të rregullt qiqrën, sidomos kur ata nuk mund të konsumojnë prodhimet e detit dhe mishin.

– Qiqra lufton qelizat kancerore, zvogëlon rreziku e kancerit në zorrën e tashë, pasi qiqra konsiderohet si pastrues i zorrëve dhe stomakut. Ajo gjithashtu redukton rrezikun e kancerit të mushkërive.

– Lufton infeksionet e ndryshme në trup si infeksionet e kyçeve, reumatizmën, sëmundjet e arterieve koronare.

– Përmirëson shëndetin e zemrës, dhe parandalon goditjet në zemër.

– Tret yndyrat dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Ndihmon për pastrimin e mitrës.

– Uji i saj pas zierjes ndalon rënien e flokut, pastron fytyrën dhe parandalon rrudhat.

Kujdes!!

– Të sëmurët me diarre duhet t’i shmangen qiqrës.

– Ata që kanë alergji nga susami nuk duhet të përdorin qiqër.

Si mund të gatuani qiqra në mënyrë të shëndetshme

Përbërësit

– 1 gotë me qiqra të lënë në ujë për 12 orë.

– 3 limona të shtrydhur.

– 1 spec të kuq (djegës ose të ëmbël) ose pluhur speci.

– Kripë dhe piper.

– 3 lugë kumin.

– 1 lugë me hudhra të copëtuara.

– 3 lugë vaj ulliri.

– 5 gota ujë

Përgatitja

Në një tenxhere vendosni qiqrën dhe  i shtoni ujin. Lëreni të ziejë për 1-2 orë, pas zierjes shtypeni pak me lugë druri.

Shtoni lëngun e limonit, kripën, piperin, specin e kuq dhe kuminin, i përzjeni dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.

Vendosini në pjatë të gjërë,  shtoni vajin e ullirit dhe servireni të ngrohtë.