Chrysanthemum; Pastrues dhe forcues

 

Arabisht: الأقحوان

Anglisht: Mums or Chrysanths

Emri shkencor: Chrysanthemum L.

Familja: Asteroideae

Chrysanthemum është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi 50-120cm, me gjethe vezake, me lule shumëngjyrëshe dhe aromatike. Të gjitha llojet e kësaj bime kanë fituar çmimin ‘Mbretëresha e Kopshteve’.

Origjina e Chrysanthemum  është Azia. Chrysanthemum është kultivuar së pari në Kinë, që nga shekulli XV p.e.s. Gjatë kësaj kohe, sipas emrit të kësaj lule, merr emrin edhe qyteti antik kinez Chu-Hsien. Përhapja e lules u bë edhe në Japoni në shekullin e VIII p.e.s dhe Perandoria Japoneze e adoptoi si lule kombëtare. Emri Chrysanthemum rrjedh nga greqishtja chrysos (ar) dhe anthemun (lule). Në Azi  janë përdorur për kurim dhe në pije.

Pjesët që përdoren: Gjethet dhe lulet.

Elementët aktiv: Calories, magnesium, zink, copper, protein, sodium, potassium, dietary fiber, calcium, iron, omega-3, vitamin A, B6, B12, C, D, E, K.

Dobitë mjekësore të Chrysanthemum

– Forcon imunitetin dhe lufton infeksionet.

– Forcon rruazat e gjakut duke rritur hemoglobinën.

– Lehtëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në kurimin e venave me varice.

– Lufton toksinat, pastron mëlçinë dhe parandalon plakjen e qelizave.

– Lufton bakteriet, kërpudhat, parazitët dhe inflamacionin e mushkërive.

– Qetëson dhimbet e kokës dhe migrenën.

– Ndihmon për kurimin e plagëve të gojës.

– Ndihmon në uljen e temperaturës dhe redukton ethet.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të syve.

– Ndihmon në kurimin e pezmatimit të fytit.

– Ndihmon në kurimin e infeksionit në qafën e mitrës dhe çrregullimet mestruale.

– Ndihmon në kurimin e kancerit të prostatës.

– Qetëson sistemin nervor dhe ndihmon në kurimin e sëmundjes së parkinsonit.

– Kur merret si çaj në drekë ose në darkë, lehtëson tretjen.

Kujdes!

– Nuk është i këshillueshëm gjatë shtazanisë dhe as gjatë gjidhënies.

– Nuk është i këshillueshëm për fëmijët nën 2 vjeç.