You are here:--Chrozophora Tinctoria

Chrozophora Tinctoria

2018-11-02T20:47:51+00:00November 2nd, 2018|Categories: Bota Bimore|

Chrozophora Tinctoria; Bimë e rrallë e shkretëtirës me veti unike kuruese

 

Arabisht: التُّنوم الصبغي, الزريق

Anglisht: Giradol

Emri shkencor: Chrozophora tinctoria L.

Familja: Euphorbiaceae.

Chrozophora Tinctoria është bimë shkurre, shumëvjecare, me lartësi 10-50 cm, me lule të verdha e të vogla, lulet shfaqen në fund të pranverës, dhe frutet në verë. Bima ka aromë të fortë dhe të këndëshme.

Origjina e Chrozophora Tinctoria është Gadishulli Arabik. Ajo është një bimë shumë e rrallë, preferon vende të nxehta e ranore. Lënda e nxjerrrë nga bima dhe e quajtur “Tournesol”, përdoret për ngjyrosjen e pastave dhe djathrave holandeze. Në afrikë nga farat e bimës nxjerrin ngjyrë të purpurt. Të gjitha pjesët e bimës përdoren në mjekësinë bimore dhe kanë efekt të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjeve të tilla si: pastrimin e gjakut nga yndyrat, helmet, shërimin e plagëve, forcimin e trurit dhe zemrës, si rinovuese e qelizave të gjakut, etj.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjeksore të Chrozophora Tinctoria

– Forcon sistemin imun dhe rigjallëron trupin.

– Pastron gjakun nga kolesteroli i tepërt.

– Forcon trurin dhe zemrën.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Ndihmon në kurimin e hepatitit A, B, C dhe leukemisë.

– Mbështet funksionin e mëlçisë dhe parandalon dëmtimin e saj.

– Forcon rruazat e gjakut dhe parandalon dëmtimin e tyre.

– Ndihmon në shërimin e plagëve.

– Ndihmon në kurimin e diabetit.

Shënim!

– Chrozophora tinctoria nxit qarkullimin e gjakut dhe nuk duhet të përdoret gjatë shtazanisë.

– Nuk është e këshillueshme nga pacientët me presion të lartë të gjakut.