Çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj

Çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj

Fytyra është një hartë rrugore për shëndetin tuaj! Pjesë të ndryshme të fytyrës lidhen me organe të ndryshme të trupit dhe gjendjes së tyre shëndetësore. Kjo është arsyeja pse mjekët shqyrtojnë sytë, gjuhën dhe pjesë të tjera të fytyrës, kur ju shkoni për kontroll shëndetësor.
Ndryshim në çehre, linja të reja, një tag i ri në lëkurë, akne, dhe kështu me rradhë, çdo gjë ka një arsye që fshihet pas saj. Për këtë arsye, është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje fytyrës tuaj dhe çdo ndryshimi të ri që ndodh në të.

Këtu janë disa shenja në fytyrë që kanë në lidhje me shëndetin

– Qimet e tepërta

Qimet e padëshiruara përgjatë vijës së nofullës, mjekrës dhe buzës së sipërme mund të jenë shumë të turpshme për çdo grua. Ky problem i bukurisë është i njohur si hirsutism.
Ky problem i qimeve të fytyrës mund të jetë një shenjë e sindromit të vezores policistike, ose një çekuilibër hormonal ku jane ngritur nivelet e hormoneve mashkullore. Ky problem është më shumë i zakonshëm tek  gratë pas menopauzës, për shkak të ndryshimeve të papritura të hormoneve në trup.

Së bashku me sindromin e vezoreve policistike, qimet e padëshiruara të fytyrës mund të jenë për shkak të përdorimit të barnave të caktuara ose çrregullimeve të gjëndrrave veshkore.

Në raste të rralla, mund të jetë për shkak të një tumori apo kanceri i gjendrës së adrenalinës ose vezoreve.

Super ushqime që ndihmojnë në balancimin hormonal, ruajnë shëndetin e lëkurës dhe luftojnë qelizat tumorale:

  • Limoni; pini çdo ditë një gotë me pije limoni të ëmbëltuar me mjalt, për të luftuar inflamacionin dhe infeksionet e brendshme.
    • Patatet e ëmbla; mund t’i konsumoni çdo ditë për të ruajtur ngjyrat e ndezura të lëkurës.
    • Panxhari; pijeni si pije ose supë, për ngjyrën e shëndetëshme të lëkurës dhe balancimin hormonal.
    • Kakao; lufton radikalet e lira që shkaktojnë plakje dhe ruan shëndetin e lëkurës.
    • Sardelet; janë të pasura me omega-3, që luftojnë plakjen dhe inflamacionin që shkakton çrregullim hormonal.
  • Arrat; janë cilësuar shpesh si ushqim i trurit, janë të larta në përmbajtjen e omega-3. Acidet yndyrore Omega-3 kanë treguar aftësi për të balancuar depresionin, ankthin dhe disponimin që lidhen me çrregullimet hormonale. Këto yndyrna të shëndetshme reduktojnë inflamimin dhe balancojnë insulinën ilancitin, një shkak kryesor i akneve tek gratë.
    • Uji; pini ujë të pastër për hidratimin e gjithë trupit.
    Duke shtuar rregullisht këto ushqime në dietën tuaj, do të kenë një ndikim të madh në lëkurën tuaj dhe në balancimin e hormoneve me kalimin e kohës!

– Lëkura e zbehtë

Nëse lëkura juaj papritmas duket e zbehtë dhe e pajetë, duhet të kontrollohet niveli i hekurit. Mangësia e hekurit ndikon në miliarda njerëz në mbarë botën, dhe  është një nga shkaqet kryesore të zbehjes së lëkurës.
Për shkak të nivelit të ulët të hekurit, trupi nuk mund të prodhojë hemoglobinë të mjaftueshme, e cila është e nevojshme për ti dhënë gjakut tuaj ngjyrën e kuqe, dhe lëkurës tonin e saj të shëndetshëm.

Në rastet e mungesës së lartë të hekurit, lëkura mund të humbasë ngjyrën e saj normale dhe të bëhet e zbehtë. Brenda buzëve, mishrat e dhëmbëve dhe në brendësi të qepallave, paraqiten më pak të kuqe se zakonisht.
Së bashku me lëkurë të zbehtë, lodhja është një simptomë e zakonshme e mangësisë së hekurit. Simptoma të tjera përfshijnë gulçim, dhimbje koke, ftohtësi në duar dhe këmbë, thonj të brishtë.

Nëse keni mangësi hekuri, është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me hekur si: mish, rrepë, shegë, thjerrëza dhe fasule. Për të ndihmuar thithjen e duhur të hekurit në trupin tuaj, sigurohuni që të hani edhe ushqime të pasura në vitaminë C.

– Plasaritja e lëkurës dhe e buzëve

Çdokush përjeton lëkurë të thatë herë pas here. Kjo mund të jetë për arsye të vogla, të tilla si ajri i dimrit, apo dushi tepër i nxehtë. Megjithatë, në disa raste, kur lëkura është  tepër e thatë  dhe buzët e çara ose të pezmatuara, kjo është një shenjë klasike e dehidrimit.

Lëkura përmban rreth 30 % ujë, gjë e cila kontribon në formimin e indeve dhe elasticitetit të saj. Pra, kur trupi nuk ka ujë, kjo mund të rezultojë në lëkurë të thatë. Përveç kësaj, mund të shkaktojë dehidratim, buzë të thata dhe pezmatim të tyre.

Niveli i ulët i ujit në trup do të thotë gjithashtu se nuk do të sekretohen djersë të mjaftueshme për të larë papastërtitë e tepërta dhe vajrat e akumuluar në lëkurë. Kjo nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun e puçrrave në fytyrë, ekzemës dhe psoriasis.

Prandaj, hidratoni lëkurën tuaj duke pirë shumë ujë. Gjithashtu, aplikoni një shtresë të hollë të vajit të kokosit apo vaj ulliri në lëkurë dhe buzë.

Në disa raste, lëkura e thatë mund të jetë për shkak të dehidrimit, por në qoftë se ju e keni këtë problem më shpesh, kjo mund të tregojë probleme të tjera shëndetësore si  hipotiroidizëm apo diabet. Mangësia e vitaminës B gjithashtu mund të jetë një nga shkaqet.

– Zverdhja e lëkurës dhe e syve

Nëse vëreni një nuancë të verdhë rreth fytyrës tuaj, dhe në mënyrë specifike të bardhët e syve janë kthyer të verdhë, kjo është një shenjë e madhe që tregon se ju mund të jeni duke vuajtur nga verdhëza.

Verdhëza ndodh për shkak të ndërtimit të bilirubinës dhe indeve të trupit të cilat normalisht mëlçia i heq qafe, së bashku me qelizat e vjetra të kuqe të gjakut. Bilirubina është një pigment i verdhë i formuar nga avarai e qelizave të kuqe të vdekura të gjakut në mëlçi.

Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të mëlçisë, të tilla si Hepatiti apo Cirroza.

Zverdhja e lëkurës mund të tregojë edhe probleme me tëmthin apo pankreasin.

Së bashku me zverdhjen e lëkurës dhe syve, simptoma të tjera të verdhëzës përfshijnë:

– lodhje

– dhimbje koke

– ethe

– humbje e oreksit

– të përzier

– të vjella

– humbje peshe

– dhimbje barku

– kruarje të lëkurës

– zbehje e lëkurës

– ngjyrë e verdhë e urinës

– kapsllëk.

Prandaj, në qoftë se ju keni zverdhje të lëkurës dhe syve, vizitohuni për vlerësim të mëtejshëm.

– Shfaqja e puçrrave në formë fluture në vende të caktuara në fytyrë

Çdo lloj puçrre në fytyrë është një shenjë e sigurt se diçka nuk është në rregull brenda trupit. Nëse puçrrat shtrihen në të dy faqet në formën e një fluture dhe kanë pamjen e djegies nga dielli, ju mund të vuani nga lupus. Lupusi është një çrregullim i sistemit imun që ndikon në lëkurë, nyje, gjak, mushkëri, zemër dhe veshka.

Së bashku me puçrrat në formë fluture, simptoma të tjera të lupusit përfshijnë;

– lodhje

– dhimbje të nyjeve

– ënjtje

– dhimbje të muskujve

– ethe të ulët të keq

– nyjet limfatike të zgjeruara

– dhimbje gjoksi

– gulçim

– mbajtje të lëngjeve

– dhimbje koke të shpeshta.

Nëse keni puçrra në formë fluture në fytyrë, si dhe disa nga simptomat e tjera të përmendura më lart, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun.
Menaxhimi në kohë i kësaj sëmundje është i rëndësishëm, pasi ajo mund të çojë në komplikacione të rrezikshme për jetën, si sëmundje të veshkave dhe probleme kardiovaskulare.

– Njollat jonormale në lëkurë

Gratë që kanë sindromin e vezoreve mund të vërejnë njolla ngjyrë kafe ose të zezë në qafë, ballë, kërthizë, sqetull, etj. Kjo lloj njolle e lëkurës është e njohur si acanthosis nigricans. Rezistenca e insulinës ose nivelet e larta të insulinës në njerëz që vuajnë nga vezoret policistike, shkakton shfaqjen e lëkurës së trashë, të gërryer dhe të zbardhur në pjesë të ndryshme të trupit.

– Rrudhat e thella të parakohshme

Rrudhat janë të pashmangshme me kalimin e moshës. Megjithatë, rrudhat e parakohshme rreth gojës apo në ball mund të reduktojë bukurinë e të rinjve.
Rrudhat e parakohshme mund të jenë për shkak të ekspozimit të tepërt ndaj tymit të duhanit. Nikotina e cigareve ngushton enët e gjakut në shtresat e jashtme të lëkurës dhe redukton rrjedhjen e gjakut.

Plus, ka më shumë se 4.000 kimikate në tymin e duhanit që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, të cilat i japin lëkurës fuqi dhe elasticitet.
Duke i thënë jo pirjes së duhanit dhe vendeve ku pihet duhan, ju mund të ngadalësoni  zhvillimin e rrudhave dhe, me kalimin e kohës, lëkura juaj do të fillojë të duket më e shëndetshme.

– Çarje në qoshet e gojës – buzëve

Çarjet në qoshet e gojës, që në mjekësi njihen si infeksioni këndor, janë shpesh të lidhura me mungesën e riboflavin, apo vitaminës B2.
Mungesa e kësaj vitamine në trup mund të çojë në inflamacion të membranave të gojës, lëkurës, syve dhe traktit gastrointestinal. Së bashku me të çarat në qoshet e gojës, ju g mund të vuani nga simptoma si ënjtje e mukozës, qepalla të kuqe, plagë në buzë apo gojë, dhe skuqje të lëkurës.

Për të trajtuar të çarat në cepat e gojës, përmbajuni një diete të pasur me vitaminë B.  Hani më shumë pulë organike, salmon, ton, vezë, midhje, domate, kikirikë, fasule dhe bishtajore.
Por, ky problem i dhimbshëm mund të jetë edhe për shkak të mungesës së hekurit dhe zinkut.

– Arnat e verdha rreth syve

Arnat e verdha në lëkurën rreth syve, të njohur si xanthelasma, mund të jenë një shenjë e sëmundjeve të zemrës.
Xanthelasma palpebrarum janë pllaka të verdha që shfaqen më shpesh në afërsi të pjesës së brendshme të qepallave. Këto arna të vogla të lëkurës janë të buta dhe pa dhimbj,e dhe nuk ndërhyjnë me vizionin. Megjithatë, ky problem është i lidhur shpesh me atherosclerosis, dyslipidemia dhe sëmundje të arterieve koronare.
Një numër i konsiderueshëm i rasteve të xanthelasma palpebrarum janë të kombinuara me pirjen e duhanit, mbipeshën, hipertensionin, diabetin dhe dyslipidemia, të cilat janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e arterieve koronare.

– Sytë e fryrë

Sytë e fryrë apo qarqet e errëta nën sy, zakonisht rezultojnë nga qëndrimi zgjuar deri natën vonë ose nga mosfjetja sa duhet. Por mund edhe të jenë edhe për shkak të qarjes së shumtë.
Megjithatë, nëse sytë e fryrë ndodhin më shpesh, pavarësisht nëse ke fjetur sa duhet, kjo mund të sinjalizojë një problem themelor mjekësor.
Për shembull, kjo mund të jetë për shkak të sëmundjeve të tiroideve ose një sëmundje autoimune, që shkakton ënjtje të indeve dhe muskujve rreth syve.

Roli i gjëndërat tiroide në trup është shumë i rëndësishëm, ato janë një kontrollues master i trupit. Ato kontrollojnë se si trupi përdor energjitë, prodhojnë proteina, dhe kontrollojnë ndjeshmërinë e  trupit ndaj hormoneve të tjera.

Shkaktarët kryesorë të sëmundjeve autoimune dhe gjëndrrave tiroide janë:

– Pesticidet

– Produktet e Sojës

– Mjelli i bardhë

– Bromine

– Perchlorates

– Halogjenët

– Lëndët plastike.

Për parandalimin e sëmundjeve autoimune dhe gjëndrrave tiroide, reduktoni:

– Sheqerin e bardhë

– Kafeinën

– Miellin e rafinuar

– Mishin e kuq

– Pijet energjike

– Pjet e gazuara

– Ëmbëlsirat artificiale

– Ushqimet e shpejta

Konsumoni:

– Bishtajore

– Mish pule organik, mëlçitë e viçit

– Peshkun dhe frutat e detit

– Kosin organik

– Arrat, bajmet, farat e lirit

– Vaj ulliri

– Qepë, hudhër

– Farat e chias

– Konsumoni ushqime që përmbajnë glutathione të tilla si: brokoli, grejpfrut, lulelakër, lakër të bardhë.

Arti i të jetuarit

– Qëndroni larg stresit, ankthit, frikës dhe depresionit.

– Ushtroni notin, ecjen, kalërimin, meditimin, ushtrime të lehta fizike.

– Rrezet e telefonit janë të dëmshme për trurin dhe shëndetin e teroideve, për të folur në telefon përdorni kufje.

Përdorni këtë pije për shëndetin e tiroideve:

– 1 filxhan lëng boronice
– 7 gota ujë të filtruar
– 1/2 lugë kanellë të bluar
– 1/4 lugë xhenxhefil të bluar
– 3/4 filxhanit me lëng të shtrydhur të portokallit të freskët (afërsisht 3 portokaj)
– 1/4 e kupës me lëng të freskët limoni  (afërsisht 1-2 limona).

Mënyra e përgatitjes

– Zieni ujin, shtoni lëngun e boronicës, kanellën dhe xhenxhefilin, dhe lëreni të ziejë për 20 minuta.

– Lërini të ftohen sa temperatura  e dhomës.

– Shtoni lëngun e portokallit dhe limonit (mund ta ëmbëltoni me pak mjalt), dhe pija është gati.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook