Ceratonia Siliqua Kharub; Farmaci Natyrale

 

Arabisht: الخروب أو الخرنوب

Anglisht: Carob tree, St John’s-bread, or locust bean

Emir shkencor: Ceratonia Siliqua L

Familja: Fabaceae

Kharubi është pemë shumëvjeçare me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 15-17m, me gjethe ovale e me ngjyrë të gjelbër të errët. Me lule femërore dhe mashkullore, të vogla e të kuqe, që lulëzojnë nga shtatori në nëntor. Me fara ngjyrë kafe të errët ose të zbehtë të vendosura në bishtajë. Farat përmbajnë sasi të lartë tanini, me shije të ëmbël dhe aromë të këndëshme.

Origjina e kharubit është Azia, Gadishulli Arabik, Afrika dhe India.  Pema e kharubit është pemë e lashtë dhe është përmendur në shumë shkrime fetare dhe libra historik. Egjiptjanët dhe grekët e lashtë i njihnin mirë dobitë shëndetësore të kësaj bime. Profeti Zekerija e kishte mbjellë këtë pemë. Në shekullin e 19-të kharubi u përdor edhe si zëvendësim i kakaos, kafes, alkolit dhe ëmbëlsirave. Përdoret në mjekësinë konvencionale për kollën, gripin, sheqerin e lartë në gjak. Gjatë Ramazanit përdoret gjerësisht nga arabët si pije pasi ajo përmban vlera të larta ushqyese.

Ibën Sina ka thënë për kharubin: Kharubi është me veti kuruese të shumta, i dobishëm për sëmundjet e fytit, kollën, kraharorin, forcon mëlçinë, veshkat dhe fshikëzën.

Ibën Bajtar ka thënë: I dobishëm për aneminë, zbut stomakun dhe zorrët, forcon muskujt.

Veçoritë e kharubit: Analgjezik, anti-alergjik, antibakterial, anti-oksid, anti-virus dhe dezinfektues.

Pjesët që përdoren: Farat.

Elementët aktiv të kharubit: Sugar, protein,  fat,  protein, free oils of cholesterol as, vitamins (A, B 1, b 2, b 3, d) task such as potassium, calcium, iron, phosphorus, manganese, barium, copper, nickel, magnesium, and other metal elements, and ëithout the fruits of oxalic acid (Ox).

Dobitë mjekësore të Kharubit

– Lehtëson funksionet e mëlçisë.

– Forcon mëlçinë.

– Forcon sistemin imun.

– Stimulon qarkullimin e gjakut.

– Rregullator i presionit të gjakut.

– Ndihmon në kurimin e anemisë.

– Ndihmon në kurimin e infeksionit të fytit, largon kollën dhe gëlbazën.

– Ndihmon në kurimin e infeksioneve të mushkërive.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të mushkërive.

– Ndihmon funksionin e veshkave dhe fshikëzës.

– Lehtëson  tretjen, forcon stomakun dhe zbut zorrët.

– Largon aciditetin e stomakut, parandalon të përzierat.

– Kuron infeksionet dhe ulçërat e gojës.

– Rregullator i kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

– Lufton diarrenë tek të rriturit dhe fëmijët.

– Ndihmon për kurimin e poliomelitit të fëmijëve.

– Mund të përdoret  për fëmijët mbi gjashtë muaj.

Shënim!

– Kharubi konsiderohet i sigurtë dhe pa efekte anësore.