Centaurea Cyanus – Kini i Fushës

 

Kini i fushës, në anglisht (Cornflower).  Bimë barishtore me lartësi nga 30 deri 80 cm, jeton mesatarisht dy vjet. Kërcellin e ka të fortë, të hollë, të degëzuar dhe të mbuluar me push ngjyrë hiri. Gjethet i ka ngjyrë jeshile dhe me push, anojnë nga ngjyra gri, në vecanti në anën e sipërme të gjethes, dhe është e butë në anën e poshtme. Lulet e kinit janë ngjyrë blu. Frutet i ka të vogla dhe ngjyrë kafe.

Janë tre lloje të Kinit:

  1. Kini i Fushës. Ky është kini thelbësor për të cilin edhe do të flasim më poshtë. Njihet me emrin shkencor “Centaurea Cyanus” nga lloji i Compositae.
  2. Kini i vogël. Njihet me emrin shkencor: Enythraea Centarium. Nga lloji Gentianaceae.
  3. Kini i madh. Njihet me emrin shkencor: Centaurea Caleitrapa. Nga lloji Composital.

Të tre llojet kanë cilësi të veçanta përdoruese, por ne do flasim për llojin e parë.

Vendodhja e Kinit të Fushës: Orgjina e tij është në Lindjen e Mesme, por ai tani  kultivohet në shumë vende të botës, për prodhimin e farave të tij.

Përbërja kimike: Nuanca Alanthusians, dhe përbërja më e rëndësishme e tij Succinyl Cyanin, Flavoandat, lëndë të hidhëta, dhe  sheqerna.

Çfarë kanë thënë mjekët e vjetër për të:

Ibën Sinna (Avicenna): Kini i fushës pastron plagët e buta dhe mbyll plagët e vjetra dhe të thata. Vendoset si krem për uljen e hemorroideve, plagët e thella dhe plagët e këqia. Bën dobi për tërheqjen muskulare  dhe qelbëzimin muskular. Bën dobi për shkrirjen e gjakut të ngrirë dhe bën dobi për vështirësinë në frymarrje. Pastron  mëlçinë, dhe bën dobi për ngurtësimin e shpretkës. Nxitës i menstruacioneve, lehtësimin  e lindjes, vret krimbat, nxitës i urinës, dhembjet e mitrës dhe bën dobi për ethet.

Ibën Bajtari:  Paston plagët e thella, shkrin gjakun e ngrirë, lehtëson lindjen, ruan shikimin, nxit menstruacionet, lehtëson  dhimbjet nervore.

Al Antaki: Nxitës i nxjerrjes së mbetjeve, hap bllokimet, pastron mendjen, diarren, astmën, vështirësitë  në frymarrje, ulçerën e stomakut, kuron verdhëzën, shpretkën dhe hidropizinë. Mbyll plagët, ngjit thyerjet e kockave, pastron të shikuarit, lëngu i tij thekson të bardhën e syrit, nxjerr gëlbazën, ndihmon  të helmuarit, në veçanti nga helmi i akrepit, lëngu i tij i kombinuar me uthull largon dhimbjen e kokës.

Kërkimet më të fundit shkencore për Kinin e Fushës rezultojnë se

* Kini i fushës dhe përbërësit e tij përdoren në përdorim të brendshëm për:

– Uljen e temperatures.

– Kapsllëkun.

– Çrregullimet e menstruacioneve, infeksionet e vaginës.

– Tretës dhe mbledhës.

– Lulet e kinit të fushës përdoren si zbutës dhe nxjerrës të gëlbazës.

– Nxitës i mëlçisë dhe tëmthit.

– Kuron infeksionet e prostatës.

– Kuron disa gjëndje të anemisë.

– Duke e përdorur si çaj kuron edhe stomakun e dobët, çrregullimet e mëlcisë dhe shpretkës.

* Për përdorim të jashtëm:

– Përdoret si larje për kurimin e infeksioneve të syve dhe fryerjen e tyre.

– Gjithashtu për kurimin e ekzemës, lëkurën e kokës dhe për puçërrat.