Celuliti
Celuliti
Celuliti në vetvete nuk është një kusht sëmundje, por një term i përdorur për të përshkruar pamjen e gropëzave të lëkurës të shkaktuara nga depozitat yndyrore nën sipërfaqen e lëkurës. Ai shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit, sidomos në kofshë, gjunjë, mollaqe, bark, dhe në krahë. Zakonisht shfaqet pas pubertetit dhe ndodh më shpesh te gratë sesa tek burrat, nisur nga fakti se burrat kanë lloje të veçanta të yndyrës dhe indeve lidhës.
Celuliti nuk është i lidhur me peshën dhe mund të ndikojë te të gjitha llojet e trupit. Është e thënë që 80% e grave mbi moshën 20 vjeç të kenë celulit.
Celuliti është klasifikuar në tri klasifikime:
Grada 1: ky klasifikim nuk ka simptoma klinike, por shqyrtimi nën mikroskop tregon ndryshime themelore anatomike në qeliza.
Grada 2: përveç sa më sipër, celuliti shfaqet me squllje të lëkurës, temperaturë të ulët, dhe rënie të elasticitetit.
Grada 3: përveç shenjave të gradës 1 dhe 2, kemi të bëjmë me lëkurë ngjyrë portokalli të vrazhdë dhe është padyshim i dukshëm.
Shkaqet
Celuliti shkatohet nga raporti i rritjes së qelizave yndyrore mbi masën e trupit të ligësht. Në mënyrë që ta pengoni këtë, zvogëlimi i përmbajtjes yndyrore të trupit dhe ndërtimi i muskujve në masë është e rëndësishme.
Celuliti formohet nga masa fijore të proteinave që kanë akumuluar në hapësirat midis qelizave për shkak të dështimit në eliminimin e mbeturinave nëpërmjet sistemit limfatik nga sistemi i filtrimit të trupit.
Fakti që je një grua, të bën të kesh më shumë gjasa për të zhvilluar celulitin për shkak të hormoneve të ndryshme. Hormonet luajnë një rol dominues në formimin e celulitit. Estrogjeni mund të jetë hormon i rëndësishëm për të filluar përkeqësimin e celulitit. Gjenet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, kështu që nëse gratë e tjera në familjen tuaj kanë celulit, ka një shans të mirë që ju të keni gjithashtu.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e celulitit janë:
• Dieta e varfër
• Metabolizmi i ngadalshëm
• Mungesa e aktivitetit fizik
• Ndryshimet hormonale
• Stresi
• Dehidratimi
• Yndyra totale e trupit
• Trashësia dhe ngjyra e lëkurës
TRAJTIMI NATYRAL I CELULITIT
- Ushqimi
Hani një dietë ushqimore të plotë me karbohidrate më pak komplekse dhe më pak sheqerna se ç’është e rekomanduar zakonisht për një person mesatar.
Pini sasi të mëdha të ujit të filtruar dhe përgatisni 3 gota në ditë me limon të shtrydhur rishtazi në 1 gotë me ujë dhe një majë luge spec të kuq për të shkrirë celulitin dhe për ta mbajtur larg atë.
Ulni konsumin total të yndyrës nën 20 për qind të dietës tsuaj të përgjithshme. Shmangni yndyrnat e përpunuara, dhe mos hani proteina gjatë natës sepse proteinat e papërdorura në trup vënë një peshë më të madhe në sistemin limfatik.
Është e rëndësishme të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj, kështu që përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:
• Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
• Mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë.
• Mos pini asnjë pije të gazuar.
• Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
• Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
• Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.
• Shmangni mishin e viçit konvencional. Viçi më e mirë është ai që ushqehet me bar organik.
• Po kështu, kërkoni vetëm mish organik: mish qengji, pule dhe gjeldeti.
• Mos konsumoni alkool.
• Ndalo pirjen e duhanit ose rralloje në mënyrë të konsiderueshme.
- Terapia aromatike – Aromatherapy
Vajrat esencialë të dëllinjës, rozmarinës, livandos, limonit, grejpfrut, koprës dhe barbarozës janë zgjedhja më popullore kur është fjala për celulitin. Ato mund të përziehen me një vaj bazik vegjetal dhe të masazhohen në zonat e prekura ose të shtohen në ujin e dushit.
Përzierje aromaterapike për Celulitin:
– 10 pika vaj esencial selvie + 10 pika vaj esencial barbarozë + 10 pika vaj esencial grejpfrut = kombinohen dhe përziehen së bashku, dhe shtohen në ujin e dushit;
– 5 pika vaj esencial dëllinje e shton në vaskë dhe pushon në të për të paktën 20 minuta.
– 5 pika vaj esencial kopre; e shton në ujin e vaskës.
– 100 ml e vaj bazik vegjetal (si vaj i bajames së ëmbël); e shton në ujin e vaskës.
- Bimë mjekësore
– Kombinoni pjesë të barabarta të gështenjës së kalit dhe tretësirës së Gotu Kola; nga përzierja merrni 1/2 lugë çaji tri herë në ditë.
– Aplikoni mbi zonat e celulitit një kompresë të bërë me vaj mështekne, në mëngjes dhe në mbrëmje, ose aplikoni një krem ose locion të bërë nga gështenja e kalit dy herë në ditë.
– Ekstrakti i Aloe vera mund te aplikohet gjithashtu mbi zonat e prekura.
– Agnus castus (40 pika tretësirë të marra çdo mëngjes) ndihmon me balancimin e hormoneve.
– Pini çaj xhenxhefil të freskët për të rritur qarkullimin e gjakut.
- Të tjera
Ushtrohuni për të reduktuar ose eliminuar celulitin.
Meqënëse graviteti është forca primare që krijon celulitin, ushtrimi në vijim është i dobishëm: Së pari, kërceni butësisht në një mini-trampoline për të krijuar veprim pompimi në sistemin limfatik. Pastaj, duke përdorur gravitetin për të kulluar sistemin limfatik, vendosni këmbët mbi një mur ose mbi një karrige dhe masazhoni shumë lehtë rrudhat e formuara në këmbë dhe në bark për të hapur nyjet e thella inguinale limfatike, të cilat ndodhen aty ku kalojnë të gjitha akumulimet që formojnë celulitin për t’u eliminuar nga trupi.
Përdorimi i një dërrase të pjerrët ose i një tryeze të përmbysur jep rezultate të mira në zvogëlimin e dukshmërisë së celulitit; mbajeni trupin të përmbysur për një periudhë kohe për të stimuluar rrjedhjen limfatike. Gjaku dhe lëngjet limfatike qarkullojnë dhe mbartin ushqim për qelizat, ndërsa në të njëjtën kohë heqjin toksinat nga trupi. Të bësh këtë formë të ushtrimit shfuqizon shanset e ndërtimit të yndyrës në indet e trupit.
- Esenca e luleve
Esenca e luleve të mollës së egër mund të ndihmojnë në lirimin e ndjenjave që lidhen me imazhin negativ të trupit. Shtoni dy pika në 120 ml ujë dhe pijeni, katër herë në ditë; vazhdojeni deri sa të gjeni imazhin tuaj pozitiv të trupit.
- Terapia me lëngje
Lëngu i panxharit dhe karrotave të kombinuara së bashku mund të ndihmojë të nxjerrë jashtë toksinat dhe të stimulojë sistemin limfatik, duke ndihmuar kështu për reduktimin e depozitave të celulitit.