Celastrus Paniculatus; Për rigjenerimin e funksionit të trurit, radikalët e lirë, sëmundjet inflamatore…

 

Arabisht: شجرة الفكر

Anglisht: Intellect tree

Emri shkencor: Celastrus Paniculatus L

Familja: Celastraceae

Celastrus Paniculatus është pemë shumëvjeçare me lartësi 6-10m  me lëvore të ashpër, me ngjyrë kafe  të zbehtë, të holluar dhe të mbuluar dendur me thjerrëza të vogla dhe të zgjatura. Gjethet janë të thjeshta, të gjera dhe ovale, obovate ose eliptike në formë, me kufij të dhëmbëzuar. Me lule të bardha e fruta të verdhë.

Origjina e Celastrus paniculatus është Azia Juglindore dhe India, ajo  njihet zakonisht si bimë e vajit të zi, pemë ngjitje dhe pemë intelektuale.

Celastrus paniculatus trajton gjendje të ndryshme shëndetësore. Pjesët e pemës janë të pasura me selastrin, panikulatin (alkaloide), dhe antioksidantë natyralë. Konsiderohet gjithashtu të jetë analgjezike, afrodiziake, diaforetike, emetike, emmenagoge, stimuluese dhe tonike.

Bima është përmendur si “eliksiri i intelektit” ose “eliksiri i jetës” në mjekësinë tradicionale Ayurvedic, për shkak të përfitimeve që ofron, kryesisht për trurin, inflamacionet, radikalët e lirë, etj.

Pema pritet e egër për përdorim lokal si ilaç dhe burim vaji. Fara dhe vaji i saj vlerësohen veçanërisht. Fara është afrodiziake, e hidhur, emetuese, laksative dhe stimuluese.

Pema ka fituar një reputacion të lartë medicinal dhe eksportohet për t’u përdorur në një sërë ilaçesh.

Elementët aktiv: Malkangunin, Celapanin, celepanigin, celapagin, taninet, flavonoids, saponins, glycosides, Cumarines NF-kB, oksidi nitrik, IL-6 dhe TNF-a. Farat përmbajnë  52% vaj, dhe frutat 30%.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, lëvorja e kërcellit, gjethet, farat, lulet.

Dobitë mjekësore të Celastrus Paniculatus

– Komponimet që gjenden tek bima bllokojnë esterazën acetilkolinës, enzimë që zbërthen acetilkolinën. Kjo mund të rrisë nivelin e acetilkolinës në tru, i cili potencialisht ka efekte neotropike.

– Ndihmon në mbrojtjen e trurit.

– Përmirëson performancën mendore dhe kujtesën.

– Mbron trurin  kundër efekteve negative të stresit.

– Bima ka veti antioksiduese dhe zvogëlon inflamacionin.

– Mbron qelizat e trurit duke neutralizuar radikalet e lira.

– Ndihmon në kurimin e tumorit të trurit.

– Lehtëson dhimbjet duke ulur iflamacionin që i shkakton.

– Zvogëlon  ënjtjet dhe sëmundjet inflamatore si artriti.

– Përdoret në trajtimin e reumatizmës, përdhesit, etheve dhe paralizës.

– Ndihmon në kurimin e ulçërës në stomak dhe zvogëlon spazmat e zorrëve.

– Zvogëlon nivelin e lipideve të gjakut dhe depozitat e kolesterolit në arterie.

– Ndihmon në forcimin e muskujve dhe lufton simptomat inflamatore të lëkurës.

– Komponente të bimës shkaktojnë vdekjen e qelizave kancerogjene në pjesë të ndryshme të trupit.

– Ndihmon në zhvillimin e spermës.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore dhe mund të merret nga fëmijët, gratë shtatzana dhe ato gjidhënëse.

– Lëndët aktive nga ekstrakti i pjesëve të pemës përdoren në disa nga produktet tona.