Cassia Fistula – Pema e Artë; Për infeksionet, pastrimin e gjakut, tumoret e brëndëshme, diabetin, sistemin e frymëmarrjes, paralizat, epilepsinë..

 

Arabisht: خيار شنبر , الخروب الهندي

Anglisht: Golden shoëer tree, Chinese cinnamon, Cassia bark, Canton cassia

Emri shkencor: Cassia Fistula L.

Familja: Fabales.

Cassia fistula është pemë shumëvjeçare, gjetherënëse, me lartësi 10 m, me lule të shumta, të shndritëshme dhe me ngjyrë të verdhë që lulëzojnë në fund të pranverës, me fara të vendosura në bishtajë; një bishtajë përmban 40-100 fara.

Origjina e pemës së artë është India, Pakistani dhe vendet tropikale të Azisë Juglindore.  Ajo është lulja kombëtare e Tajlandës; konsiderohet nga pemët më të bukura të Indisë. Kultivohet në shumë vende të Indisë si pemë dekoruese por edhe për kurimin e shumë sëmundjeve. Lulet konsumohen si perime nga disa fise Indiane. Frutat e saj  janë një burim i madh i mineraleve më të  larta se tek molla, dardha, portokalli, kajsia, etj.

Pjesët e bimës që përdoren për kurim: Rrënjët, lëvorja, trungu, gjethet, lulet  dhe frutat.

Veçoritë e bimës: Anti diabetik, anti tumor, ulës i kolesterolit, astringent, febrifugal, pastrues, anti inflamator, antioxidant, antibacterial, antivirale, analgjezik, tonik, anti dizenterisë.

Elementët aktiv të bimës: Vitamin, B, C, K, calcium, energy, Proteins, carbohydrates, amino acids, dimericproan thocyanidin, volatile oil, ëaxy, resinous ,derivatives, humidity, fat, fiber, humidity, ash, contain ceryl alcohol, kaempferol, rhein,  bianthroquinone glycoside,  hydrolysis, yields fistulin, rhamnose, rhein, rheinglucoside, sennosides A and B, tannin, phlobaphenes, oxyanthraquinone substances, emodin,  chrysophanic acid, fistuacacidin, barbaloin, and rhein. Stembark contains lupeol, beta-sitosterol, hexacosanol, Flavonol glycosides, tetrahydroxy, flavone-3-O-arabinopyranoside.

Dobitë mjekësore të pemës së artë

– Forcon sistemin imun dhe lufton infeksionet.

– Lufton inflamacionet dhe radikalet e lira.

– Ndihmon në kurimin e tumoreve të brendëshme të trupit, përfshirë: kancerin e stomakut dhe zorrëve.

– Ndihmon në kurimin e Diabetit tip 2.

– Lufton aciditetin e stomakut, fryrjet dhe dhimbjen e barkut.

– Lehtëson  dhimbjet e artritit, përdhesin dhe sëmundjet e sistemit nervor.

– Parandalon gripin, astmën, ënjtjet e fytit,  ftohjet dhe bllokimet e frymëmarrjes.

– Ndihmon në reduktimin e etheve dhe temperaturës.

– Ndihmon në pastrimin e stomakut dhe zorrëve.

– Ndihmon për lehtësimin e lëvizjeve të zorrëve tek fëmijët.

– Parandalon humbjen e ndjenjave, marramendjen dhe krizat e shkaktuara nga epilepsia.

– Lehtëson funksionin e mëlçisë dhe lufton infeksionet.

– Largon helmimin e gjakut.

– Lehtëson simptomat e paralizës së fytyrës.

– Lehtëson paralizat e shkaktuara nga reumatizma.

– Lehtëson acarimin e lëkurës, zbut ënjtjen dhe dhimbjet.

– Parandalon qerenë, humbjen e qimeve të vetullave dhe mjekrës.

– Lufton inflamacionin e duarve dhe këmbëve të shkaktuara nga i ftohti.

– Pirja e çajit të saj në mëngjes pastron dhe shkëlqen lëkurën.

Shënim!

– Farat e bimës janë helmuese.

– Të gjitha pjesët e bimës, përveç farave, përdoren në mjekësi , edhe nga fëmijët (mbi 2 vjeç), gratë shtazëna dhe pleqtë.