Caralluma Arabica; Bimë e mrekullueshme për shëndetin e të gjithë trupit

 

Arabisht: خنصور, غلثى

Anglisht: Caralluma

Emri shkencor: Caralluma Arabica N.E.Br.

Familja: Asclepiadaceae

Caralluma Arabica është bimë shkurre, shumëvjeçare, me lartësi 25-30 cm. Bima nuk ka gjethe por vetëm kërcenj në formë dysheku ose grumbull, me bishtaja gri-jeshile me pika ngjyrë vjollcë, me lule të verdha që lulëzojnë në periudhën Prill-Maj.

Origjina e Caralluma Arabica është Gadishulli Arabik, UAE, Katar. Ajo rritet e egër dhe është e shpërndarë në të gjithë shkretëtirën e Gadishullit Arabik. Megjithë pamjen e saj të çuditshme, bima ka shije dhe aromë të mrekullueshme.

Disa fise e konsiderojnë si ushqim gjatë urisë dhe gjithashtu si një pjesë e sistemit mjekësor tradicional për shkak se ajo i plotëson trupit lëndët ushqyese të nevojshme. Aktualisht Caralluma po fiton shumë rëndësi nga studiuesit, sepse zotëron efekte imunostimuluese të grupeve për shkak të pranisë së flavonoideve, saponinave dhe glikozideve të prostanit si përbërës aktivë.

Konsumohet si çaj ose përdoret në formë pluhuri të thatë ose përtypet e freskët. Shumë komunitete e kanë përdorur këtë bimë – si ilaç popullor për vite me radhë për të kuruar sëmundje të ndryshme të tilla si: problemet e stomakut, diabeti, astma, kapsllëku, ethet, hipertensioni diabetik, reumatizma, dhimbjet e muskujve dhe sëmundjet e lëkurës. Kërkimet moderne sugjerojnë që mund të përdoret në formulimin e ilaçeve të ndryshme.

Bima është testuar për aktivitetet e saj anti-kanceroze, anti-diabetike, antioksiduese, anti-mikrobike, anti-inflamatore, anti-oksidante, analgjezike, anti-ulçer, hipoglikemike, kundër mbipeshës, fryrjes, plagëve dhe sëmundjeve të tjera. Bima duhet të ruhet për përfitimet e saj shëndetësore.

Përbërësit kryesorë fitokimikë në Caralluma, po tërheqin shumë vëmendjen në vitet e fundit për shkak të aktiviteteve të tyre anti-tumorale dhe anti-kanceroze.

 

Dobitë mjekësore të Caralluma Arabica N.E.Br.

– Forcon sistem imun, furnizon trupin me energji dhe lëndë ushqyese unike.

– Pastron trupin nga yndyra e tepërt, lufton radikalët e lirë, promovon zhvillimin e shëndetshëm të qelizave.

– Lufton tumoret dhe kanceret në pjesë të ndryshme të trupit.

– Ndihmon për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë, duke tretur yndyrat e saj dhe duke rigjeneruar inde të shëndetëshme.

– Bima përdoren gjithashtu si ilaç super efektiv për: trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe Diabetit.

– Ndihmon tretjen, kuron muret e stomakut dhe zorrëve, konsiederohet si bimë që kuron të gjitha sëmundjet e aparatit tretës.

– Furnizon trupin me lëndë ushqyese, largon urinë dhe ndihmon në mënyrë të mrekullueshme rënien në peshë.

– Prova të shumta kanë treguar se përdorimi i ekstraktit të bimës për 60 ditë mund të tresë yndyrat e formuara në pjesë të ndryshme të trupit si vija e belit, kofshë, kurriz, etj.

Shënim!

– Caralluma është e sigurt dhe nuk ka efekte anësore, nëse merret në dozën e caktuar dhe nuk teprohet në marrjen e saj.

– Mjekësia Bimore Arabe e përdor ekstraktin e bimës në formulat e saj për sëmundje të caktuara.