Capsella bursa-pastoris – Shtrapër; Bima e Ndihmës së Shpejtë

 

Arabisht: کیس الراعي  – Kis Alraai.

Anglisht: Shepherd’s-purse.

Emri shkencor: Capsella bursa-pastoris.

Familja: Brassicaceae.

Shtrapëri është bimë me gjatësi 20-50 cm, me lule të vogla dhe të bardha, me fara në formë zemre. Shtrapëri është i përhapur në rajonin e Mesdheut, Afrikën Veriore , Amerikën e Veriut dhe në Kinë.

Pjesët e bimës që përdoren për kurim: sythat e lulëzuar të cilat duhet të jenë pa insekte apo sëmundje, të cilat zakonishit gjenden tek kjo bimë.

Substancat aktive të Shtrapit: Flavonoids, peptide, choline, achetylcholine, histamine, thiamine,vajra të qëndrueshëm, , vitamin, C, K, acid-Fumarik, Diosmine, acid-bursilic, energji, protein, carbohydrate, fibra, calcium, potassium, fosfor.

Dobitë Mjekësore

– Shtrapëri është shtrëngues i enëve të gjakut, ndalon gjakderdhjen dhe nxit urinimin.

– Ul presionin e lartë të gjakut.

– Pastrues dhe anti-bakterial në mënyrë efektive.

– Ndalon gjakderdhjen e mitrës, stomakut dhe mushkërive.

– Ndihmon për kurimin e inflamacionit të stomakut dhe zorrëve.

– Për çrregullimet e veshkave dhe të traktit urinar, kronike ose akute.

– Kuron plagët, duke i pastruar nga jashtë.

– Parandalon gjakderdhjet e rënda dhe ndalon gjakderdhjen nga hunda.

– Parandalon diarrenë.

Shënim!

– Nuk duhet përdorur nga fëmijët nën shtatë vjeç.