Cananga Odorata – Ylang-Ylang

 

Arabisht: إيالنج إيالنج

Anglisht: Ylang-ylang, cananga tree.

Emri shkencor: Cananga odorata L.

Familja: Annonaceae.

Cananga Odorata është pemë shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me larësi 20 m, me gjethe ovale, me lule të verdha aromantike, me fara ovale të zeza.

Orgjina e C. odoratës është Azia Jugore, India. Kjo pemë është quajtur ndryshe edhe ‘pema e parfumit’ për shkak të aromës së këndëshme dhe mjaft të mprehtë. Vaj esencial është përdorur në aromaterapi, gjithashtu edhe në mjekësinë bimore për qëllime mjekësore.

Komponentët kryesore: Methyl benzoate, 4-methylanisole, Benzil benzoate, Isocaryophyllene, Germacrene, Alpha-farnesenë, Linalyl acetate, Alpha-caryophyllene, Copaene, Cadinene.

Dobitë mjekësore të C. Odorata

– Ndihmon për luftimin e stresit, depresionit, ankthit.

– Largon dhimbjen e kokës dhe migrenën.

– Ndihmon për kurimin e tensionit të lartë të gjakut dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

– Ngadalëson rrahjet e shpeshta të zemrës.

– Forcon kujtesën dhe përqëndrimin.

– Ndihmon në kurimin e Diabetit.

Dobitë e vajit të Cananga odorata

– Vaji  canangës rekomandohet shpesh për lëkurë të shëndetshme.

– Ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuar.

– Shpesh është përdorur për lëkurën e thatë, pasi është efektiv në hidratim, dhe funksionon për të balancuar lagështinë e lëkurës.

– Aroma e tij konsiderohet të ketë cilësi qetësuese, dhe është përdorur shpesh për të ndihmuar pacientët të relaksohen.

– Aroma konsiderohet si një qetësues i butë, qetëson trupin dhe ndihmon për të zbutur mendjen.