Calligonum polygonoides – Arta / Shkurrja e zjarrit

Calligonum polygonoides – Arta / Shkurrja e zjarrit

 

Arabisht: ارطا , رمو , رسمة,  تيب

Anglisht: Firebush, Arta.

Emri shkencor: Calligonum polygonoides L’Herit.

Familja: Polygonaceae.

Arta është bimë shkurre, shumëvjeçare me lartësi  2m, me gjethe të vogla, me lule ngjyrë rozë, të verdha dhe të bardha dhe shumë aromantike. Me fruta sferikë të mbuluar me push në anët e tyre.është bimë rezistuese ndaj kushteve ekstreme dhe të thata.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik. Beduinët e hanë lulen e saj të freskët për kurim e sëmundjeve të brendshme  përfshi; stomakun, ulçërat, bllokimet, pastrimin dhe bllokimin, infeksionet, dhëmbët. Nga lulet e bimës prodhohet parfum me cilësi të lartë dhe me aromë qetësuese. Lulet dhe farat përdoren edhe si erëz në ushqim.

Pjesët që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Elementët aktiv; Proteins, flavonoids, minerals; calcium, magnes, magnesium, potassium, iron, zink, saponin.

Dobitë mjekësore të Artas

– Ndihmon në kurimin e ulçërës së stomakut dhe zorrëve.

– Largon aciditetin e stomakut.

– Lufton qelizat tumorale të stomakut dhe zorrëve.

– Lufton toksinat dhe acidet e mëlçisë.

– Lufton parazitët e zorrëve.

– Ndihmon tretjen dhe largon kapsllëkun.

– Ul nivelin e kolesterolit në gjak.

– Ndihmon në kurimin e simptomave të Diabetit ll.

Për dhëmbët

– Lufton mikrobet në mishrat e dhëmbëve.

– Parandalon prishjen e dhëmbëve.

– Largon erën e keqe të gojës.

Për lëkurën dhe flokët

– Ndihmon në kurimin e psoriasis.

– Lufton rrudhat dhe ushqen lëkurën.

– Lufton alergjitë dhe infeksionet e lëkurës.

– Parandalon rënien e flokut.

– Lufton bakteriet dhe kërpudhat që shkaktojnë rënie floku.

– Ndihmon rritjen e flokëve.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook