Calendula officinalis  – Kalendula mjekësore; Për kurimin e tumoreve, pastrimin e trurit, mëlçinë

 

Arabisht:  الاذريون الطبى – El Edhrijun et Tibbi

Anglisht: Pot marigold, ruddles, common marigold, garden marigold.

Shqip: Kalendula mjekësore, Verdhashka, Kumaku

Emri shkencor: Calendula officinalis L.

Familja: Astracea.

Emërtimi në gjuhën popullore: kalendulë, nargjileçkë (Korçë), verdhashkë, kumak, etj.

Kalendula është bimë e rajonit të  Evropës Jugore,  më vonë ajo u përhap gjerësisht në rajone  të ngrohta të botës. Në mbarë botën njihet si zbukuruese e kopshteve.

Përshkrimi: Kalendula është bimë barishtore, me gjatësi deri 40- 60 cm, lulet me ngyrë të verdhë,  portokalli ose të kuqe të artë.. Farat në forëm harku me ngjyrë kafe.

Për herë të parë është përdorur nga arabët dhe indianët si bimë mjekësore.

Pjesët e bimës që përdoren: Petalet e lules dhe e gjithë bima para se të lulëzojë.

Përmbajtja active e Kalendulës; Sasi të mëdha të flavonoids, triterpene saponins, Carotenoids është lënda që lufton tumoret dhe viruset, vajra esencialë, Gel ,Glycosides: a,b, c, e, g, terpen, resin, sterol, dhe lëndën më të rëndësishme alpha- kadol,lëndë nga e cila përbëhen shumë ilace kimike.

Çfarë thonë mjekët e vjetër arab për bimën

Daud al Antaki thotë: Pastron trurin,  gjoksin dhe zorrët. Shpërbën gurët e veshkave dhe largon kapsllëkun, përdoret për gjymtyrët dhe dhimbjet e dhëmbëve, largon  fryrjet e barkut, ndihmon shpretkën dhe verdhëzën. Aborton fëmijën në mënyrë të shpejtë.

Ibën Bajtari thotë: Nëse gruaja shtatëzënë e nuhat këtë bimë, dëmtohen kockat e fëmijës, nëse provon shijen e saj aborton fëmijën. Nëse vendoset në fund të shpinës e qetëson atë. Largon dhimbjen e dhëmbëve, largon gëlbazën, gruaja që nuk lind mund të ngjizet; por pasi të mbesë shtatzanë duhet t’i largohet bimës.

Ibën Sina (Avicenna): Kalendula është e nxehtë në gradën e tretë dhe e thatë në të, forcon zemrën dhe ndikon tek ndjenjat, tek gëzimi dhe tek trishtimi, ndihmon për lëkurën e kokës nëse përzihet me uthull, largon helmet në veçanti nga pickimet e insekteve dhe kafshëve.

Përmbledhje me dobitë mjekësore të Kalendulës

– Ndihmon për kurimin e kancerit të lëkurës, kancerin e gjakut dhe të mitrës, rektumit, zorrës së trashë, kancerin e gjirit, dhe prostatës.

– Ndihmon për kurimin e variceve.

– Shpërbën gurët në veshka.

– Largon dhimbjet menstruale dhe nxit derdhjen e tyre.

– Kuron djegiet e diellit, ekzemën dhe puçërrat e rinisë.

– Ndihmon tretjen dhe pastron zorrët dhe stomakun.

– Largon dobësinë seksuale tek burrat.

– Aktivizon sistemin imun dhe largon stresin.

– Ndihmon për kurimin e plagëve të lehta dhe plagëve të pashërueshme.

– Pastron trupin nga  helmet, vret viruset, baktieret dhe kërpudhat .

– Pastron gjoksin dhe trurin.

– Ndalon gjakderdhjen nga hundët.

– Ulçërat e kolitit dhe të stomakut.

– Pastron mëlçinë dhe nxit verdhëzën.

– Ndihmon për kurimin e reumatizmës, infeksionin e kyçeve dhe forcon muskujt.

– Përdoret për infeksionin e syve.

– Largon rënien e flokut dhe forcon rrënjën e tij.

– Përdoret në shumë produkte kozmetike për  largimin e rrudhave dhe hidratimin e lëkurës.

– Aroma e saj mban larg mushkonjat dhe insektet.

Shënim!

– Duke u mbështetur tek fjala e mjekëve më të njohur arab “Daud al Antaki” dhe” Ibën Bajtari“ gratë shtatëzana duhet t’i rrinë larg kësaj bime.

– Nuk është e këshillueshme gjatë gjidhënies, për shkak të elementeve aktiv që mund të ndikojnë tek qumështi i gjirit.

– Nuk duhet përdorur më shumë se 3-5 gram në ditë.

– Mund të shkaktojë çrregullime në stomak nëse e merr pa masë.

– Mund të shkaktojë alergji  tek disa njerëz.