Çaj i gjelbër ose çaj Kinez

 

Arabisht: الشاي الأخضر

Anglisht: Green tea,  Tea plant.

Emri shkencor: Camellia sinensis L.

Familja: Theaceae.

Çaj i gjelbër është një pemë shkurre, shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm. Lartësia e bimës arrin deri në 2m, me lule ë verdha në të bardhë me 7-8 petale. Me gjethe vezake me gjatësi 4-15 cm dhe gjerësi 2-5cm. Mbledhja e gjetheve bëhet çdo dy javë dhe përdoren për çaj. Nga farat nxirret vaj me aromë të këndshme që përdoret gjerësisht në kozmetikë.

Orgjina e bimës së çajit është Azia Juglindore. Është përdorur si çaj që prej 4000 vitesh. Në Kinë ai quhet edhe me emrin “Çaj i Pandës”. Emrin Latinisht e mori për nder të botanistit të njohur Rev. Georg Camel. Ndërsa ‘sinensis’ do të thotë nga Kina. Çaj i gjelbër ndryshe nga çajrat e tjerë nuk përmban okside gjatë përpunimit të tij dhe nuk përmban pesticide. Në mjekësisë tradicionale kineze është dokumentuar dhe është sugjeruar që mund të përdoret si një kurë për më shumë se 200 sëmundje. Vendet kryeore të prodhimit të tij janë Kina, Japonia dhe Vietnami.

 caj-jeshil-camellia-sinensis

Dobitë mjekësore të çajit të gjelbër

– Çaj i gjelbër ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit, anti-oxidantët e çajit  jeshil janë më efektive se sa vitamina C. Kjo ndihmon trupin për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi.

– Çaj i gjelbër ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Edhe pas një sulmi në zemër, parandalon vdekjen qelizore dhe përshpejton shërimin e qelizave të zemrës.

– Çaj i gjelbër përmban antioksidant të njohur si polyphenols të cilat luftojnë kundër radikaleve të lira. Kjo do të thotë se ju ndihmon për të luftuar kundër plakjes dhe promovon jetëgjatësi.

– Çaj i gjelbër ndihmon për humbje në peshe, ndihmon për të djegur dhjamin e tepërt.

– Antioxidantet e çajit të gjelbër mbrojnë lëkurën nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira që shkaktojnë rrudhat dhe plakjen e lëkurës. Çaji jeshil gjithashtu ndihmon në luftën kundër kancerit të lëkurës.

– Çaj i gjelbër mund të ndihmojë në parandalimin dhe reduktimin e rrezikut të artritit reumatoid.

– Mban kocka të forta. Nëse pini çaj të gjelbër, kjo do tju ndihmojë të mbani densitetit të kockave.

– Çaj i gjelbër mund të ndihmojë për të zvogëluar nivelin e kolesterolit në gjak. Ai gjithashtu përmirëson raportin e kolesterolit të mirë me kolesterolin LDL, duke reduktuar kolesterolin e keq.

– Çaj i gjelbër përmirëson metabolizmin e glukozës dhe yndyrës, dhe parandalon një rritje të mprehtë në nivelin e sheqerit në gjak dhe korrigjon normën e metabolizmit tuaj.

– Çaj i gjelbër mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

– Antioksidantët në çajin e gjelbër ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit qelizor në tru që mund të shkaktojnë sëmundjen e parkinsonit.

– Çaj i gjelbër ndihmon në parandalimin e dështimit të mëlçisë. Hulumtimet kanë treguar se çaj jeshil shkatërron radikalet e lira të dëmshme në mëlçi.

– Çaj i gjelbër ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.

– Catechins që gjenden në çajin e gjelbër mund të vrasin bakteret që shkaktojnë helmim nga ushqimi dhe toksinat e prodhuara nga këto baktere.

– Polyphenols dhe flavonoids që gjenden në çajin e gjelbër ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar, duke e bërë shëndetin tuaj më të fortë në luftën kundër infeksioneve.

– Theophyline që gjendet në çajin e gjelbër relakson muskujt që mbështesin tubat bronkiale, duke ulur peshën e astmës.

– Çaj i gjelbër mund të ndihmojë në problemet e infeksionit të veshit.

– Çaj i gjelbër shkatërron bakteret dhe viruset që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Ai gjithashtu ngadalëson rritjen e baktereve që çojnë në dëmtimin e dhëmbëve.

– Theanine L, e cila është një lloj aminoacidi i çajit të gjelbër, mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit.

– EGCG i gjetur në çajin e gjelbër heq alergjitë.

Kujdes!

– Çaj i gjelbër përmban kafeinë, theophylline dhe aminophylline, të cilët mund të shkaktojnë efekte të padëshirueshme anësore, nëse konsumohen në sasi të mëdha.

– Çaj i gjelbër mund të ulë absorbimin e hekurit dhe acidit folik. Prandaj është mirë që  çaji të pihet 30 minuta para ose pas ngrënies.

– Në gratë shtatzëna dhe me fëmijë në gji, çaj i gjelbër rekomandohet te konsumohet ne doza te vogla.

– Në pacientët me anemi, pirja e çajit të gjelbër e perkeqeson situaten per shkak se çaj i gjelbër perthith hekurin nga ushqimet.

– Prania e kafeinës në çajin e gjelbër, kur merret në sasi të mëdha mund ta përkeqësojë diarrenë.

– Konsumi i çajit të gjelbër nga pacientët që vuajnë nga glaukoma çon në rritje të tensionit intraokular.