Butea Superba; Për shëndetin seksual, sëmundjet nervore, mëlçinë

 

Arabisht: بتع سباربا

Anglisht: Butea

Emri shkencor: Butea superba ose Butea monosperma L.

Familja: Faboideae.

Butea është bimë shumëvjeçare, me gjatësi deri 15m, me lule mahnitëse, me ngjyrë të kuqe dhe portokalli. Me fara të lehta dhe të vendosura në bishtajë.

Origjina e buteas është India. Në mjekësinë tradicionale indiane janë përdorur të gjitha pjesët e bimës për kurim. Efekt kurues ka treguar sidomos për infertilitetin, sëmundjet e mëlçisë dhe artritin.  Kjo e ka bërë atë një bimë shumë të kërkuar. Sipas botanistëve indian, kjo bimë është mbajtur e fshehtë për shumë kohë dhe përdoresh nga një pakicë e njerëzve për kurim dhe për disa rite fetare.

Pjesët e bimës që përdoren: Të gjitha pjesët.

Veçoritë e bimës: Antimicrobal, antifertility, anticonvulsive, antihelmintic, antidiarrhoeal, antimicrobial, ëound healing, antigiardiasis and hepatoprotective, antihypertenstive, antitumor, antidiabetic, anti-inflammatory

Elementët aktiv: Monospermoside and isomonospermoside, Glucosides, palmitic and lignoceric acid, Kino-tannic acid, Gallic acid, pyrocatechin, Stigma sterol-e-D-glucopyranoside and nonacosanoic acid, 3-Z-hydroxyeuph-25-ene and 2, 14-dihydroxy- 11, 12- dimethyl-8-oxo-octadec-11 enylcyclohexane, chalkiness, aureoles, flavonoids, triterpene, butein, butin, isobutrin, coreopsin, isocoreopsin, sulphurein, tannins, pyrocatechin, proteolytic and lypolytic enzymes, Z- Amyrin, e-sitosterone; lactone-nheneicosanoic acid-delta-lactone.

Dobitë shëndetësore të buteas

– Rrit energjinë seksuale, shton dhe forcon numrin e spermatozoitëve. Forcon muskujt, dhe i jep trupit energji.

– Stimulon epshin seksual, inkurajon orgazma të forta, rrit presionin e gjakut.

– Forcon kockat; butea është e rëndësishme për kurimin e osteoporozës dhe sëmundjet degjenerative të kockave.

– Butea është ideale për kurimin e artritit, përdhesit, ngrirjeve muskulare etj.

– Butea parandalon përhapjen e qelizave kancerore dhe shumimin e tyre.

– Ndihmon për kurimin e zgjerimit të shpretkës.

– Lufton sëmundjet e zemrës dhe rregullon nivelin e kolesterolit.

– Ribalancon nivelin hormonal. Hormonet janë pjesë shumë e rëndësishme për funksionin e gjithë trupit, përfshi edhe aktivitetin e zemrës.

– Ndihmon për kurimin e Diabetit.

– Butea ndihmon për trajtimin e çrregullimeve të mëlçisë të tilla si: inflammacionin e mëlçisë dhe hepatitin viral.

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve mendore si: depression, ankthi, kujtesa e dobët, mospërqëndrimi, moskonceptimi, epilepsia, etj.

Kujdes!

– Nuk duhet përdorur nga fëmijët dhe të moshuarit.