Brassica Nigra – Sinapi i Zi; Për Mustardë dhe Shumë dobi mjekësore

 

Arabisht:  الخردل الأسود- el Hardel el Esved

Anglisht: Black Mustard.

Emri shkencor: Brassica Nigra L.

Familja: Brassicaceae.

Sinapi i zi është bimë barishtore që rritet shpejt, me lartësi deri në 1 m, kërcell të ashpër dhe gjethe vezake, me lule të verdha dhe fara të zeza. Sinapi i bardhë gjendet në rajonin e Evropës, kurse Sinapi i zi gjendet në Lindjen e Mesme.

Sinapi i zi është përmendur në shumë libra të vjetër mjekësor. Është përdorur që prej 5.000 vjetësh për kurimin e sëmundjeve dhe si ushqim. Në kohet e sotme përdoret në industrinë ushqimore, dhe është përbërësi bazë i Mustardës.

Sinapi është tre llojesh

Sinap i bardhë: I njohur me emrin shkencor Brassica alba, ky lloj ka gjatësi 90 cm, farat i ka më të mëdha se Sinapi i zi.

Sinapi i zi:  Brassica nigra, është më i gjatë se Sinapi i bardhë, farat i ka të zeza prej nga ka marrë edhe emrin.

Sinapi i verdhë (Brassica juncea), i ngjashëm me të ziun por farat i ka me ngyrë të verdhë të hapur.

Pjesët e bimës që përdoren: Farat dhe gjethet.

Farat e Sinapit janë të pasura me: energji, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, fat, proteina, multi vitamina: A, B1, B2, B3, B6, B9, B 12, C, E, K. Kalcium, Iron, Magnesium, potassium, sodium, zink.

Dobitë Mjekësore

– Forcues dhe aktivizues i sistemit imun.

– Ndihmon për kurimin e tumoreve.

– Ndalon dhe lufton qelizat kancerore të stomakut.

– Kuron ulçërën e stomakut.

– Zvogëlon sulmimet e astmës, largon gëlbazën.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Forcues seksual.

– Ndalon shfaqjen e shenjave të plakjes.

– Ul kolesterolin dhe mbron venat e gjakut.

– Nxit mbirjen e flokut.

– Parandalon kapsllëkun.

– Vret viruset, baktieret dhe ndalon infeksionet në lëkurë.

– Qetësues nervor gjatë menopauzës.

– Ndihmon për kurimin e reumatizmës dhe Rheumatoid arthritis.

– Parandalon shfaqjen e variceve.

– Ndalon zmadhimin e prostatës.

– Ul presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e goditjeve në zemër.

– Ndihmon kurimin e plagëve të  këmbëve tek të sëmurët me Diabet.

– Ndalon dhimbjet e veshit dhe të dhëmbëve.

– Pastrues dhe zbardhës i fytyrës.

Farat e Sinapit janë përmendur në Kuran, në Suren el Enbija, ajeti 47: Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.”

Dhe në Suren Lukman, ajeti 16-18: “O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë. O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve! Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!”

Shënim

Sinapi është i sigurtë nëse nuk teprohet në përdorimin e tij.