You are here:--Bougainvillea spectabilis

Bougainvillea spectabilis

2018-04-21T22:04:35+00:00April 21st, 2018|Categories: Bota Bimore|

Bougainvillea spectabilis; Bimë zbukuruese me veti kuruese

 

 Arabisht: الجهنمية

Anglisht: Paper Flower

Emri shkencor: Bougainvillea spectabilis L.

Familja: Nyctaginaceae.

Bougainvillea është pemë shkurre, zvarritëse, me gjatësi  1-10m, trungu dhe kërcelli i saj janë me gjemba, me gjethe alternative, të thjeshta e të gjera, me lule të vendosura në grup, me ngjyra të ndritshme duke përfshirë: rozë, të purpurt, të kuqe, portokalli, të bardhë, ose të verdhë. Bougainvillea nganjëherë quhet “lule letre” sepse petalet e luleve  janë të hollë dhe në prekje si një letër.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik dhe Afrika. Rritet mirë në klimë të ngrohtë e me rrezet e diellit të plota. Është e përshtatëshme si një lule peisazhore dhe dekorative. Emrin e mori nga zbuluesi Louis Antoine de Bougainville, gjatë udhëtimit të tij në vitet 1789 në vendet arabe.

Pjesët që përdoren: Lulet, gjethet.

Dobitë mjekësore të Bougainvillea

– Mbështet shëndetin e mëlçisë, lufton yndyrën e tepërt dhe çrregullimet e saj.

– Ndihmon në kurimin e Hepatitit B dhe C.

– Bougainville ka veçori anti-virale, anti-bakteriale, anti-tumorale, anti-hypercholesterolemic, anti-hyperlipidemic.

– Bougainvillea ndihmon në trajtimin e Diabetit Tip II.

– Bougainvillea ka vlera medicinale për të rregulluar menstruacionet dhe për parandalimin e çrregullimit hormonal tek gratë.

– Ndihmon në trajtimin e diarresë, dhe zvogëlon  aciditetin e stomakut.

– Largon kollën dhe dhimbjet e fytit.

– Ndihmon në mbajtjen normale të presionit të gjakut.

Shënim!

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.