Mrekullia e Frutit të zi për parandalimin dhe luftimin e qelizave kancerore, shikimin, etj.

 

Arabisht: الفاكهة السوداء

Anglisht: Black goji berry, Black fruit wolfberry, Blue demon.

Emri shkencor: Lycium ruthenicum L.

Fruti i zi është bimë shkurre me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi deri  1-2m, me gjethe të vogla ovale, me lule të gjelbra dhe të bardha, me frute sferikë me ngjyrë vjollcë  të errët që piqen nga gushti deri në tetor. Me degë të lakuara dhe të mbuluara me push.

Orgjina është Afrika dhe Azia. Preferon diell dhe klimë të ngrohtë.  Ky frut është i pasur me acide yndyrore si diçka e pazakontë tek një frut. Fruti është përdorur për kurimin e verbërisë, kurimin e kancerit dhe parandalimin e zhvillimit të tij. Shkencëtarët e kanë quajtur edhe si “fruti magjik”. Arabët e kanë përdorur për kurimin e syve të devesë dhe rezultati ishte i menjëhershëm. Kjo pemë është e rrallë dhe gjendet kryesisht në zona shkretinore.

Pjesët që përdoren: Frutat.

Elementët aktiv: Proteins, vitamins; A, D,K, minerals; Ca, Mg, Zn, Cu, Mn, Ni, Fe, Co, Cr, ëolfberry polysaccharides, amino acids, proanthocyanidin, delphindin, pedundinin,  N-mono-cinnamoyl-putrescine , petunidin-3-trans-p-coumaroy, lrutinoside-5-glucoside, p-cumaroyl -methyl-L- rhamnoside, p-coumarinic acid, ferulic acid, rutin, quercetin, protocatechuric acid, malvidin, etc.

black-goji-berry-lycium-ruthenicum-murr-100g-green-food-jpg_350x350

 

Dobitë shëndetësore dhe mjekësore të Frutit të zi (Black goji berry)

– Forcon sistemin imun i cili ndihmon dhe ruan trupin nga radikalet e lira që kthehen në kancer.

– Parandalon përhapjen e limfocideve që nxitin prodhimin e qelizave kancerore.

– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon zhvillimin e tyre.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të gjirit, mushkërive, kockave dhe leukeminë.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve në zemër.

– Ndihmon për kurimen e çrregullimeve menstruale dhe menopauzës.

– Pastron gjakun nga toksinat dhe nxit qarkullimin e tij.

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve në sy.

– Largon perden e syve dhe infeksionet e tyre.

– Ndihmon për kurimin e syrit Diabetik.

– Forcon mëlçinë.

– Largon maramendjen, uljen e tensionit dhe dhimbjet e mesit.

– Largon depresionin, ngadalëson procesin e plakjes .

– Nxit prodhimin e insulinës dhe ndihmon për uljen në peshë.