Bizelja; Ushqyese dhe Kuruese

 

Arabisht: البازلاء أو بسلة مزروعة

Anglisht: Snap peas, sugar snap peas.

Emri shkencor: Pisum sativum var. macrocarpon.

Bizelja është bimë kacavjerrëse, me gjatësi 1-1.3m, me lule të bardha ose rozë, me bishtaja të cilat brenda tyre kanë kokrra të gjelbra dhe të rrumbullakëta.

Orgjina e bizeles është Azia dhe Mesdheu. Sot kultivohet në të gjithë botën. Në kuzhinën franceze në shekullin e 17-të bizelja e freskët konsiderohesh luks dhe vetëm mbretërit mund ta konsumonin. Shpesh bizelet e freskëta në Francë janë ngrënë të ziera dhe me gjalp. Në Indi bizelet konsumohen të freskëta dhe supë. Në Rusi, Iran dhe Irak konsumohen të ziera dhe supë. Në kuzhinën Kineze gjethet e reja janë përdorur në supë. Në Greqi, Turqi dhe Qipro janë gatuar me mish dhe patate. Në Angli shoqërohen të ziera me mish dhe peshk. Kanadaja zë vendin e parë në botë për prodhimin e bizeles.

Elemntët përbërës të bizeles: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins: A, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  C, E, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

 

Dobitë shëndetësore të bizeles

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Parandalon kancerin e stomakut.

– Forcon sistemin imuitar dhe lufton plakjen e qelizave.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer, bronkitin, artritin, osteoporosis.

– Parandalon dhe lufton Candidan.

– Parandalon sëmundjet e zemrës.

– Ndihmon të sëmurët me Diabet tipi 2.

– Përmirëson shëndetin e zorrëve dhe parandalon kapsllëkun.

– Ruan shëndetin e kockave dhe parandalon dobësinë e tyre.

– Redukton kolesterolin e dëmshëm.

– Forcon flokët, lëkurën dhe sytë.

Kujdes!

– Bizelet përmbajnë një substancë të quajtur purines, prandaj të sëmurët me veshka nuk duhet t’i konsumojnë të freskëta por vetëm të ziera.