RREZIQET E BIOPSISË; JA ALTERNATIVAT ME PAK TE RREZIKSHME

 

Biopsia është një test mjekësor që zakonisht kryhet nga një kirurg, ose një kardiolog, dhe përfshin nxjerrjen e mostrës së qelizave apo indeve për shqyrtim, për të përcaktuar praninë ose shkallën e një sëmundje. Kur hiqet një copë e tërë nga zona e dyshimtë, procedura quhet biopsi Excisionale. Kur hiqet vetëm një mostër e indeve, procedura quhet biopsi në vendin e prerjes ose biopsi core. Kur një mostër e indeve ose lëngu hiqet me gjilpërë, procedura quhet biopsi aspirata me gjilpërë. Biopsitë kryhen më së shpeshti për kanceret malinje.
Biopsia përdoret në faza të ndryshme të udhëtimit konvencional për kancerin, por kjo procedurë vjen me disa efekte anësore mjaft të rrezikshme.

Kur të vendosni për të bërë biopsi, armatoseni veten me informacionin e duhur në lidhje me biopsitë, që të bëni atë që duhet. Biopsia mbart dy rreziqe kryesore:

  1. Rrezikun e përhapjes së kancerit
  2. Acarimin e qelizave në vendin e ndërhyrjes

Në një mjedis mjekësor konvencional, është e zakonshme për një mjek që të rekomandojë një biopsi për të mbledhur më shumë informacion rreth sëmundjes. Një biopsi përbëhet nga futja e një gjilpëre në zonën e prekur, për  të “hequr një pjesë të indeve ose një mostër të qelizave nga trupi, në mënyrë që të mund të analizohen në një laborator”.

PET dhe CT janë seancat që ndiqen zakonisht, dhe që të dy këto lloj testesh janë të dëmshëm për pacientin.
Pas biopsisë, dhe në mënyrë tipike, transformoheni në trajtim të menjëhershëm me kirurgji, chemo ose rrezatim.

Pse Biopsitë janë potencialisht të rrezikshme?

– Përveç traumës fizike, biopsia shkakton shuarje të imunitetit, gjithashtu do të iniciojë një reagim inflamator që mund të nxisë qelizat e kancerit të shtohen.
Sipas provave, aftësia e qelizave të kancerit që gjenden në muret e enëve të gjakut, rritet me 250% gjatë procedurave të biopsisë.

– Biopsia redukton prodhimin e “qelizave natyrore vrasëse” dhe parandalon aktivitetin e tyre. Detyra kryesore e qelizave “NKC” është që të kërkojnë patogjene invazive dhe të dëmshme, siç janë qelizat e kancerit, dhe ti shkatërrojnë ato.
Një studim i vitit 2011 ka gjetur se operacioni në vetvete mund të krijojë ambientin e duhur për rritjen dhe përhapjen e kancerit, për shkak të dëmtimit të sistemit imunitar që ndodh gjatë operacionit.

– Metastazat – Rreziku më i madh i biopsisë. Ngacmimi i tumorit me biopsi mund të rezultojë në lëshimin e qelizave të kancerit përreth sistemit limfatik të enëve të gjakut. Kjo mund të lejojë qelizat e kancerit për të kaluar në organet e largëta dhe të shtohen atje.

– Për biopsinë e kancerit të prostatës kërkohen deri në 30 mostra të ndryshme, që do të thotë tridhjetë ngacmime në vende të ndryshme, dhe tridhjetë mundësi për përhapjen e kancerit . Komplikime të tjera përfshijnë përhapjen e antibiotikëve rezistentë, një infeksion potencialisht vdekjeprurës i gjakut, në pacientët që i nënshtrohen biopsisë së prostatës.

Kanceri i gjirit. Biopsia për kancerin e gjirit shoqërohet me komplikacione të tilla si: dhimbje, ënjtje, gjakderdhje dhe kullim tek vendi i biopsisë. Kjo mund të çojë në infeksione dhe rritje me shpejtësi të kancerit sidomos në eshtra.

– Kanceri i gypit bilar. Hulumtuesit kanë raportuar se biopsia nga kanceri i gypit biliar është e lidhur me një shkallë më të lartë të metastazës peritoneale, por megjithkëtë ata rekomandojnë që metoda kurative të mos zbatohet  pa kryer një biopsi.

– Biopsia e mëlçisë; Rreziku i biopsisë me gjëlpërë ose bisturi në mëlçi është i rrezikshëm ,dhe mund të shkaktojë mbjellje të një tumori ose përhapje të tij nëse është prezent.

– Është zbuluar se ekziston një lidhje e krijuar mes biopsisë hetimore, kancerit dhe metastazave në nyjet limfatike në veçanti. Biopsia që bëhet me anë të gjilpërës është  thelbi i lidhur me një rritje në rastet e metastazës SN, ndoshta pjesërisht për shkak të çrregullimit mekanik të tumorit nga ana e gjilpërës.

Është e kuptueshme se disa njerëz duan të dinë specifikat e kancerit të tyre, të cilat biopsia mund t’i tregojë , por mendimi i shumë ekspertëve është se “kanceri është kancer,” shkaku kryesor është i njëjtë në thelb, pa marrë parasysh se çfarë forme të kancerit mund të mbartni.

ALTERNATIVAT E BIOPSISË

Alternativat e biopsisë ekzistojnë, dhe me shumë më pak rrezik për shëndetin tuaj. Këto mund të përfshijnë testin ONCO blot , dhe shqyrtimin termografik.

Përveç kësaj, testi i gjakut RGCC mund të japë njohuri të caktuara të qelizave.

Nëse ju tashmë keni pasur një operacion invaziv (lumpectomy, mastectomy, apo biopsi), këtu janë disa veprime që mund të merrni tani për të ndihmuar në riparimin e trupit tuaj dhe për të mbajtur sistemin tuaj imunitar të fortë

– Largoni stresin nga jeta juaj; stresi kronik ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve, ftohjeve dhe sëmundje edhe më të rënda. Vazhdimi i stresit ekspozon trupin në një ujëvarë të qëndrueshme të hormoneve të stresit – kortizolit dhe adrenalinës – të cilat e shtypin sistemin imunitar. Merrni  frymë thellë, meditoni.

Konsumoni perime; brokoli, sallata jeshile, lakra e bardhë, të gjitha këto janë mbështës së aftësisë  së mëlçisë së dhe funksionit imun.

Lëvizni  trupin tuaj; Duke u mbërthyer në një tavolinë gjatë gjithë ditës, ose duke lënë mënjanë nevojën për t’u ushtruar, mund të zvogëlojë efikasitetin e sistemit tuaj imunitar. Lëvizja, jo vetëm që stimulon sistemin limfatik, por rrit oksigjenimin, dhe rrit nivelin e leukociteve në trup, një qelizë e sistemit imunitar që lufton infeksionin.

Flini mjaftuehëm; Lodhja rrit ndjeshmërinë tuaj ndaj sëmundjeve. Si stresi, ashtu edhe pagjumësia mund të shkaktojë rritje të inflamacionit. Për të rritur sistemin tuaj imunitar duhet të flini 7-9 orë gjumë çdo natë.

Mbani një peshë të shëndetëshme; për të përmirësuar shëndetin tuaj dhe për të mbështetur sistemin imunitar, qëndroni në peshë normale trupore.

Rrethojeni veten me njerëz që ju duan; Duke pasur marrëdhënie të forta, ju do të rritni shëndetin tuaj fizik dhe mendor – dhe do të përmirësoni sistemin imunitar. Disa studime mbështesin idenë se njerëzit që ndihen të lidhur me miqtë kanë  imunitet më të fortë se ata që ndihen të vetmuar.

Avokado; Aminoacidet, antioksidantët, dhe yndyrnat esenciale të shëndetshme që përmban avokado, ndihmojnë për të balancuar hormonet dhe për të mbështetur sistemin imunitar.

– Buzëqeshni; një e qeshur e përzemërt ul sasinë e hormoneve të stresit në trup, duke rritur kështu numrin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionin.

Hudhra; është antibakterial, antiviral, një përkrahës i madh imunitar, dhe është e pasur me antioksidantë.

Vitamina C; Kjo vitaminë e njohur për rritjen e sistemit imunitar gjendet me bollëk te frutat dhe perimet e freskëta.

Antioksidantët; Vitamina C dhe E, beta-carotene, dhe zinku. Disa ushqime të bollshme me këto antioksidantë janë: frutat me ngjyra të ndezura – agrumet, manaferrat, rrushi, kivi, mollët, dhe perimet si: lakra e jeshile, qepa, spinaqi, patatja e ëmbël, etj.

Zinku; Një përkrahës i madh i imunitetit, që gjendet te farat, mishi i pulës, peshku, vezët, bishtajoret, luledielli, dhe kungulli.

Hani kërpudha medicinale, si shiitake dhe Maitake. Një studim i fundit ka treguar se një ekstrakt i koncentruar i kërpudhave shiitake rrit funksionin imun tek gratë me kancer të gjirit.
[ecwid widgets=”productbrowser minicart” categories_per_row=”3″ grid=”10,3″ list=”60″ table=”60″ default_category_id=”14047608″ category_view=”grid” search_view=”list” minicart_layout=”MiniAttachToProductBrowser”]