Berberis Vulgaris – Melqinja

 

Arabisht: البَرْبارِيس أو الزِّرِّشْكُ

Anglisht: Barberry

Emri shkencor: Berberis vulgaris L

Familja: Berberidaceae

Melqinja është bimë shumëvjeçare me gjelbërim të përjetshëm, me gjatësi 1.5 m, me gjethe të vogla vezake, të gjelbra dhe të shëndritshme, me lule të verdha me fruta të kuq që piqen në vjeshtë.

Origjina e melqinjës është Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia Qëndrore. Sot është e përhapur në shumë vende të botës, kryesisht në zona të buta dhe me diell. Në mjekësinë e vjetër Arabe është përdorur për ulçërat e zorrëve, hemorroidet me gjakderdhje, dhimbjet e barkut, çrregullimet e tëmthit, kurimin e verdhëzës, çrregullimet e mëlçisë dhe stomakut. Në Evropë është përdorur për kurimin e hemorrorideve, veshkave, verdhëzën. Në SHBA është përdorur për kurimin e etheve, temperaturën, sëmundjet e lëkurës dhe ulçërat.

Pjesët e bimës që përdoren: Farat dhe lëvorja e rrënjëve.

Elementët aktiv të melqinjës: Berbaminë, citric- acid, fat, gum, malic-acid, oxyacanthine, resin, tannin, wax, starch, vitamin C, albumin,  alkaloids berberine, oxyacanthine, and columbamine.

Dobitë mjekësore të Melqinjës

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve të mëlçisë dhe tëmthit.

– Stimulon qarkullimin e gjakut në mëlçi dhe nxit sekrecionet bilare.

– Stimulon veprimin e qelizave të bardha të gjakut.

– Stimulon sistemin imun.

– Parandalon diarrenë, ndihmon tretjen, qetëson stomakun, kuron ulçërat e zorrëve dhe hemorroidet.

– Ndihmon për kurimin e malaries dhe infeksionet e lëkurës.

– Ndihmon për kurimin e kancerit dhe tuberkulozit.

– Qetëson dhimbjet e  shpinës, ngrirjet muskulare dhe artritin.

– Pastron veshkat dhe ndihmon për kurimin e çrregullimeve të tyre.

– Forcon mitrën dhe ndalon gjakderdhjet jonormale prej saj.

– Ndihmon për kurimin e epilepsisë dhe  hipertensionin.

– Ndihmon për kurimin e psoriasis.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve fugale të tilla si candida.

– Ul temperaturën dhe largon ethet.

– Përdoret si garagarë për acarimin e fytit, mishrat e dhëmbëve, ulçërat e gojës.

Kujdes!!

– Nëse merret me doza të larta mund të shkaktojë gjakderdhje nga hundët dhe të përziera.

– Nëse u jepet fëmijëve duhet me doza të vogla.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë as gjatë gjidhënies.