You are here:---Barku i Madh

Barku i Madh

2018-09-16T22:42:06+00:00November 23rd, 2017|Categories: Aparati Tretjes|

Faktorët që çojnë në shfaqjen e barkut të madh; Si ta pengoni në mënyrë natyrale

 

Shfaqja apo rritja e barkut është problem i madh për më shumë se 90% të popullsisë, dhe ky problem është për të dy gjinitë.
Zona e barkut konsiderohet si zona që më së shumti tregon simptomat e yndyrës së tepërt dhe trashjes. Zona e barkut është nga zonat më të lehta ku mund të mblidhen yndyrat, për shkak të dobësisë së muskujve të zonës. Ky problem shkakton edhe shumë probleme shëndetësore dhe psikologjike.

Faktorët që çojnë në shfaqjen e barkut

  • Faktori i moshës; plakja luan rol të fuqishëm dhe ndikon në rritjen e akumulimit të yndyrës në zonën e barkut. Me kalimin e moshës, trupi ndryshon në mënyrë dramatike, sidomos kur dieta e shëndetëshme dhe ushtrimi mungojnë.
  • Faktori gjenetik; Ndonjëherë  arsyeja për akumulimin e yndyrës në bark është e trashëguar, por nuk mund të mohohet  roli i hormoneve në këtë problem të veçantë.
  • Pijet me shumë sheqer;  pijet me gaz dhe pije të tjera që përmbajnë sheqer,  çojnë në akumulimin e yndyrës dhe kalorive në veçanti, në zonën e barkut, ku është e vështirë që trupi t’i heqë qafe këto kalori që hyjnë në trup nëpërmjet pijeve të buta, që më pas kthehen në yndyrë dhe tregojnë në mënyrë të qartë një bark të dhjamosur.
  • Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë: Ushqimet që përmbajnë përqindje të lartë të kalorive shkaktojnë shumë probleme, duke përfshirë trashje dhe yndyrë të lartë të trupit, dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Kur tejkalohet marrja e sasisë së kalorive, shpesh çon në probleme të ndryshme përfshi edhe trashjen e barkut.
  • Mospërtypja mirë e ushqimit dhe pirja e pakët e ujit: rëndësi të madhe duhet t’i jepet marrjes së sasisë së nevojshme të ujit, sidomos kur jeni të shtyrë në moshë.  Përtypja mirë e ushqimit lehtëson procesin e tretjes, shpëton trupin nga marrja e yndyrave të tepërta dhe pengon trashjen e barkut.

Mënyra që ndihmojnë për të shpëtuar nga yndyrat e barkut

  • Hani ngadalë dhe me ndalesa gjatë ngrënies;  Hani ngadalë, pasi trupi ka nevojë për 20 minuta për të dërguar sinjal në tru, dhe gjatë kësaj kohe ju vazhdoni të hani edhe pse trupi nuk ka më nevojë për ushqim, për këtë arsye ngrënia  ngadalë ndihmon për të  marrë më pak ushqim, dhe në këtë mënyrë redukton marrjen e kalorive dhe yndyrave të tepërta.
  • Konsumimi i ushqimeve me pak yndyrë; sallata e perimeve para vaktit kryesor ndihmon në procesin e ndjenjës së ngopjes, pastrimin e sistemit tretës nga yndyrat dhe ndihmon të ndiheni të ngopur.
  • Shmangni ngrënien kur jeni i zemëruar ose i stresuar; qëndrimi pozitiv dhe pa stres  kontribon në humbjen e peshës dhe heq qafe yndyrat e akumuluara  në zonën e barkut.
  • Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra;  ushqimet me fibra zovogëlojnë ndjenjën e urisë dhe ndihmojnë tretjen. Ushqime të larta në fibra janë drithërat e plotë dhe bishtajoret.
  • Ulja e marrjes së sasisë së kripës; Kripa është e njohur për përbërje të klorurit të natriumit, ajo ndihmon shumë për mbajtjen e lëngjeve nën lëkurë, duke shkaktuat trashje në bark.  Kripa nga ana tjetër, ka edhe shumë dëme në shëndetin e përgjithshëm të trupit.
  • Ushtrime për forcimin e muskujve të barkut; Shumë ushtrime ndihmojnë në forcimin e muskujve të barkut.  Ushtrimet  ndihmojnë për të forcuar trupin dhe për ta mbrojtur atë nga lëshimi.
  • Konsumoni peshk;  Është e njohur që peshqit janë të pasur me omega-3, sidomos salmoni dhe toni.  Peshqit përmbajnë acide që luftojnë yndyrat. Shumë mjekë rekomandojnë të hahet peshk dy herë në javë, në mënyrë që të eliminojnë të gjithë dhjamin e dëmshëm në zonën e barkut.
  • Konsumoni fara luledielli;  farat e lulediellit konsiderohen nga  ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të yndyrave të shëndetshme , dhe  konsiderohen një burim i  rëndësishëm për metabolizmin. Fara t e lulediellit punojnë për të reduktuar raportet e yndyrës së barkut.
  • Shmangni alkoolin; alkooli është i njohur për shkaktimin e shumë rreziqeve në trup, sepse rrit hormonin e  kortizolit dhe funksioni  i këtij hormoni është në konvertimin e yndyrnave qe gjenden në ushqimin direkt në bark, gjë e cila e rrit madhësinë e barkut dhe çon në shumë probleme shëndetësore.