Banjot me bimë; për bukurinë, shëndetin dhe qetësinë

 

Shtimi i disa bimëve në ujin e larjes (në vaskë), ose të ashtuquajtura “pishina e bimëve”, jep përfitime shëndetësore dhe estetike të pakrahasueshme. Banjot me bimë përdoren si mjet për kurimin e disa sëmundjeve. Ato janë një nga metodat që përdoreshin nga mbretërit. Kleopatra ka qënë e njohur për përdorimin e banjove (ose vaskave që njihen sot) me bimë aromantike. Sot përdorimi i banjove me bimë është nga trajtimet më moderne dhe më të kushtueshme, por ju mund t’i bëni në kushte shtëpie.

Disa dobi shëndetësore të banjove me bimë

– Zbutin dhe zbukurojnë indet e lëkurës.

– Stimulojnë qarkullimin e gjakut.

– Rritin vitalitetin e trupit.

– Heqin tensionin muskular dhe lehtësojnë dhimbjet.

– Forcojnë muskujt, zbutin  kycçet dhe zvogëlojnë dhimbjet reumatike.

– Ulin temperaturën e lartë të trupit.

– Largojnë stresin, depresionin dhe shqetësimet nervore.

– Pastruese dhe disinfektuese për trupin.

– Pastrojnë lëkurën në thellësi.

– Ndihmojnë për kurimin e sëmundjeve të lëkurës.

– Ndihmojnë për kurimin e sëmundjeve që shkaktohen nga stresi.

 

200461468-001

Disa banjo bimore të njohura

– Bonjo me sherbelë për rigjallërinë dhe rininë  e lëkurës:

Një gotë të mbushur me sherebelë të freskët ose të thatë e shtoni në 5 kg ujë të sapovaluar dhe lëreni të mbuluar për 20 min; më pas filtrojeni dhe shtoni nga 2 lugë sodë buke, sapun të  grirë dhe niseshte. Kjo përzierje shtohet në ujin e vaskës dhe qëndroni në vaskë për 20-30 minuta.

– Banjo me mendër për pastrimin e lëkurës, qarkullimin e gjakut, zbukurimin dhe gjallërimin e lëkurës:

2 Litër me ujë mendre të zier (si sherebela) shtohet në vaskën me ujë dhe qetësohesh në të për 20-30 minuta.

– Banjo me kamomil për qetësimin nervor dhe largimin e dhimbjeve:

Përgatitja bëhet në të njëjtën mënyrë si sherebela dhe mendra.

– Banjo me bajame ose banjo e Kleopatrës; kjo banjo konsiderohet relaksuese, zbukuruese dhe zhdërvjellëse për  lëkurën:

Përzihen 1 filxhan me bajame të grira, 1 filxhan me arrë shqeme të grirë, 2 gota me qumësht. Përziehen mirë dhe shtohen në vaskën me ujë të ngrotë; pastaj relaksohuni në vaskë për 20-30 min.