Banane; Fruti i të gjitha stinëve

Published On: December 9th, 2022Categories: Fruta dhe Perime0 Comments on Banane; Fruti i të gjitha stinëve

Banane; Fruti i të gjitha stinëve

 

Arabisht: موز

Anglisht: Banana

Emri shkencor: Musa L.

Familja: Musaceae

Bananja është pemë tropikale me gjatësi deri në 3-8 m, me fruta që kanë madhësi dhe ngjyra të ndryshme si të kuqe, të purpurt dhe të verdhë. Gjethet e bananes janë të përbëra nga një kërcell i vetëm me gjatësi 2.7 m, fruti është i përbërë nga një tul i butë, i paketuar nën lëkurën e verdhë.

Origjina e bananes është Afrika Perëndimore, sot kultivohet në shumë vende të botës, kryesisht në zona të ngrohta. Gjatë mesjetës bananja konsiderohej si fruti më ushqyes. Banaja është frut mrekulli, që kultivohet gjatë gjithë vitit dhe është ‘fruti i të gjitha stinëve’. India zë vendin e parë në botë për kultivimin e bananes, e pasuar nga Kina dhe Filipinet. Banaja zë vendin e katërt në botë për vetitë ushqyese, pas orizit, grurit dhe misrit. Bananet mund të konsumohen të freskëta, të ziera, si pije, sallatë, të pjekura, etj.

Elementët përbërës të bananes: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A, beta-carotene, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  B12, C, D, E, K, omega -3, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

Dobitë shëndetësore të bananes

– Forcon sistemin imun dhe lufton qelizat kancerore.

– Siguron energjinë e nevojshme gjatë ditës.

– Ul presionin e lartë të gjakut.

– Ul kolesterolin LDL dhe lehtëson simptomat e Diabetit.

– Parandalon kancerin e veshkave.

– Ruan shëndetin e veshkave.

– Përmirëson funksionin e trurit dhe rrit fuqinë e tij.

– Zvogëlon rrezikun e goditjes në tru.

– Ndihmon për formimin e kockave dhe ruan shëndetin e tyre.

– Ndihmon aktivitetin e zorrës së trashë dhe largon kapsllëkun.

– Lufton ulçërat e stomakut dhe lehtëson tretjen.

– Lufton aciditetin e stomakut.

– Rregullon nivelin e hemoglobinës dhe ndihmon në kurimin e anemisë.

– Ndihmon në luftimin e alergjive.

– Ndihmon për shtimin në peshë.

– Lehtëson gjumin.

– Lufton depresionin dhe stresin.

– Ruan shëndetin e syve.

– Ruan shëndetin dhe elistacitetin e lëkurës.

– Lufton rrudhat në fytyrë.

– Mbron trupin nga radikalet e lira dhe toksinat.

– Rrit shkëlqimin e flokëve, parandalon zbokthin, përmirëson shëndetin e flokëve dhe parandalon rënien.

– Lëvorja e bananes gjithashtu mund të përdoret për largimin e rrudhave, duke masazhuar fytyrën( 5-10 min) në mënyrë rrethore me brëndësinë e lëvores.

– Gjithashtu, në të njëjtën mënyë mund ta aplikoni mbi lythat, puçërrat e rinisë dhe psoriasis.

Shënim

– Nëse nuk e tepron me konsumimin e bananes, ajo konsiderohet e sigurtë për të gjitha moshat. Për fëmijët është e këshillueshme mbi 6 muajsh.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook