Azadirachta Indica – Neem; Për Sëmundjet e Rënda

 

Emri i njohur: Neem

Emri shkencor: Azadirachta Indica

Në Indi i thonë “Farmacia e Fshatit”. Kjo pemë është e njohur atje prej shumë kohësh. Dallohet për fuqinë e saj për pastrimin e dheut nga kripërat. Neem është pemë që jeton deri në 180 vjet. Por në pyje ajo mund të jetojë deri në 200 vjet.

Neem është pemë që rritet shpejtë, ka hije të rëndë dhe është pemë gjithmonë e gjelbër. Karakterizohet me madhësinë e rrënjëve të saj që shtrihen në sipërfaqe të tokës në mënyrë horizontale. Lartësa e Neem arrin 16m por mund të arrijë deri në 30m. Degët i ka të ngurta, me ngjyrë kafe të errët, gjethet grumbullohen në skajë të trungjeve, gjatësia e gjetheve arrin 30cm. Lulet i ka të bardha dhe aromatike, me gjatësi 20cm. Frutat i ka në formë të gjatë me gjatësi 1cm, kur piqen kanë ngjyrë të verdhë, kanë shije të ëmbël dhe janë të ngrënshme.

Origjina e pemës Neem është India dhe Sri Lanka, por vendi i parë që është gjendur Neem është India e Veriut, në veçanti në zonën e quajtur Kaznataka. Pema Neem është pemë tropikale. Ajo është e përhapur në zonat e thata të Indisë, Pakistanit, Sri Lanka dhe në shumë zona të tjera si në Azinë Juglindore dhe Afrikën Perëndimore. Neem është kultivuar kohët e fundit edhe në Vendet e Karaibeve. Pema Neem është përhapur dhe ka pasur sukses edhe në veri të Sudanit, Afrikën qëndrore, në Egjipt, në zonën e Mekës, vecanërisht në Malin e Mëshirës dhe Arafatit, dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pjesët që përdoren nga pema Neem janë: Gjethet, lëvorja, farat, degët e vogla dhe lëngu i përfituar prej tyre. Farat e pemës Neem përmbajnë vajra avullues, A Gedunin Nimbin,   gjethet dhe lëvorja përmbajnë lëndë Tanin dhe vajra avullues, lëndën Meliacins dhe Flavonoids  dhe shumë përbërje të tjera.

Dobitë e pemës Neem

Pema Neem konsiderohet nga pemët që mund të kenë të ardhme premtuese, për dobitë e shumta që ka, por edhe për suksesin që ka mbjellja e bimës në tokë të thatë, dhe në tokë me përmbajttje të pakët me lëndë ushqyese. Kjo pemë është emëruar në studime të ndryshme shkencore që të jetë pema e shekullit të 21-të apo pema farmaceutike për shkak të shumë përdorimit të saj duke përfshirë këto sëmundje:

– Ndikimi i Neem në sistemin imun

Studimet kanë treguar efektet e Neem në immunodulatory, sepse rrit numrin e limfocitive në gjak vetëm me tre ditë përdorim. Neem aktivizon veprimtarinë e qelizave  të bardha të gjakut.

– Trajtimi i AIDS

Neem ndihmon në  trajtimin e Aids. Sipas studimeve dha analizave të kryera gjethet e Neem kanë aftësinë për të vrarë virusin e Aids, rritin sistemin imun, forcojnë qelizat e limfocitetit  dhe ndalojnë rritjen e numrit të virusit Aids.

– Trajton Artritin dhe Reumatizmën

Neem ka një histori të gjatë në lehtësimin e sëmundjes Artritit, prej tyre janë sëmundjet Reumatike. Valmkunat aktive që gjenden në gjethet e Neem lehtësojnë dhembjet pa ndikuar negativisht në stomak, ndërkohë që shumica e medikamenteve si aspirina dhe ibuprofen ndikojnë negativisht në indet e stomakut dhe ka mundësi që të shkaktojnë ulçër në të.

– Trajtimi i sëmundjeve të lëkurës

Produktet e Neem përdoren për kurimin e ekzemës, psoriasis, infeksionet e lëkurës si sëmundja e lebrozës, plagët kronike, infeksionet virale, për tumoret e shfaqura mbi lëkurë, djegiet, etj.

– Për shëndetin e flokëve

Për qerenë dhe rënien e vazhdueshme të flokëve, gjethet e Neem kanë lëndë që ndihmojnë në aktivizimin e gjakut në lëkurën e kokës. Neem vret insektet në lëkurën e kokës dhe ndalon thinjat e parakohshme.

– Për trajtimin e sëmundjeve seksualish të transmetueshme tek meshkujt

Vaji i Neem parandalon sëmundjet e seksualisht të tramsnetueshme si gonorrhea, trichomonas, chlamydia, dhe shumë sëmundje të tjera seksualisht të trasmetueshme.

– Për lehtësimin e lindjes

Vaji i gjetheve Neem gjithashtu ka dobi të madhe për gratë shtatzëna  gjatë lindjes. Parandalon çrregullimet e mitrës dhe çdo infeksion që mund të ndodhë gjatë lindjes, rregullon lëvizjet e zorrëve, parandalon shfaqjen e etheve që mund të ndodhin  gjatë lindjes. Uji i përfituar nga zierja e gjetheve kuron dhe pastron plagët e shkaktuara nga lindja.

– Neem në trajtimin e Kancerit

Në Azinë Juglindore Neem ka vërtetuar sukses në reduktimin e tumoreve. Neem është testuar në shumë lloje të kancerit si kanceri i lëkurës dhe kanceri limfatik. Kompleksi me sheqerna që përmban Neem si limonoids allimonoids që gjenden në lëvoren dhe në farat e Neem reduktojnë tumoret dhe kanceret, dhe janë veçanërisht të efektshme kundër kancerit të gjakut – leukemia.

Studime të tjera kanë treguar se Neem ndalon përhapjen e tumoreve në trup, gjë që redukton përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin duke i bërë ato më të lehtë për t’u kontrolluar.

– Kujdesi dentar

Njerëzit në Indi dhe në Afrikë përdorin degët e holla të bimës si furçë për dhëmbët prej shumë vitesh. Degët e Neem përmbajnë lëndë pastruese të domosdoshme për pastrimin e dhëmbëve. Përdoren për dhëmbët dhe masazh për mishrat e dhëmbëve. Mund të përdoret çdo ditë për trajtimin e prishjes së dhëmbëve dhe mishit të tyre, largon erën e keqe dhe infeksionet e shpeshta të gojës.

– Për trajtimin e Diabetit

Neem përmban elementë aktivizues dhe freskues. Çaj i gjetheve Neem redukton nivelin e glukozës së tepërt në gjak. Mënyrë tjetër është përdorimi në formë kapsule. Studimet kanë treguar se nevoja e pacientëve për insulinë pas përdorjes së Neem u ul nga 30 deri 50%.

– Trajtimi i sëmundjeve të Zemrës

Arsyet kryesore për paraqitjen e sëmundjes së zemrës përfshin: mpiksje të gjakut, kolesterol i lartë dhe tension i lartë i gjakut. Përdorimi i Neem ka efekt pozitiv për këto gjëndje. Esenca e gjetheve të Neem parandalon mpiksjen e gjakut në brendësi të enëve të gjakut, uljen e presionit të lartë të gjakut, ul nivelin e kolesterolit në gjak, rregullon çrregullimet e rrahjes së zemrës. Elementet që përmban gjethja e Neem janë qetësuese edhe  për tensionin psikologjik.

– Për trajtimin e Malaries

Malaria infekton dhe vret shumë njerëz në mbarë botën. Neem ka dhënë efekte pozitive duke u përdorur në mënyra të ndryshme. Mineralet që përmban Neem shtojnë oksidet në qelizat e kuqe të gjakut, të cilat pengojnë natyrshëm zhvillimin e virusit të malaries.

– Kundër Hepatitit Viral

Infeksioni viral i mëlçisë mund të ndodhë si rezultat i injektimit të gjakut të ndotur gjatë transfuzionit të gjakut, ose nga shiringa e ndotur me viruse, përdorimi i mjeteve mjekësore të pasterilizuara, ngrënia e ushqimit të papastër, larja me ujë të papastër, pirja e ujit të papastër, etj. Inflamacioni i mëlçisë është sëmundje vdekjeprurëse. Disa studime kanë treguar se ndikimi i Neem zvogëlon mundësinë e prekjes nga kjo sëmundje. Është vërtetuar se Neem ndihmon shumë në zbutjen dhe shërimin e sëmundjes deri në 60%, kurse në bashkëveprim me bimë të caktuara që ne përdorim në kurat tona për HBV apo HCV, mundësia e shërimit i kalon 95%.

– Kuron sëmundjet bakteriale, virale dhe sëmundjet e zorrëve

Ka shumë lloje të baktiereve të dëmshme të cilat janë shkak për helmimin e ushqimit si Salmonella, i cili është shkaktari i parë në rastet e helmimit të ushqimit. Neem konsiderohet si ilaç efektiv për kurimin prej këtyre baktereve të dëmshme për trupin. Çaji i Neem lehtëson simptomat që lidhen me helmimin si dhimbjet e barkut, të vjellat, humbjen e oreksit, si dhe zbutjen e etheve. Neem është në gjëndje të vrasë virusin staphylococcus aureus i cili është shkak për infeksionet e fshikësës së urinës, inflacionet e membranës së trurit dhe melingjitin, vret baktieret që infektojnë lëkurën dhe stimulojnë në procesin e shërimit. Frutet e Neem janë konsideruar si efektive në pastrimin e zorrës së trashë, hemorroidet, krimbat e zorrëve, dhe ulçëra duodenale.

Shënim!

– Neem duhet të përdoret me masë të caktuar nga herbalisti specialist.

– Mënyra e përdorimit është e veçantë për çdo sëmundje.

– Nuk duhet të përdoret nga ata njerëz që duan të lindin fëmijë, sepse pengon shtatzaninë dhe vret spermatozoidet.

– Ekstrakti i bimës është një nga përbërësit e kurave tona për sëmundje të ndryshme, e përshtatur në formulat bimore përkatëse.