Avokado

Published On: December 9th, 2022Categories: Fruta dhe Perime0 Comments on Avokado

Avokado

 

Anglisht: Avocado.

Emri shkencor: Persea Americana.

Familja: Lauraceae.

Avocado (Persea americana), është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Emri “avokado” i referohet gjithashtu frutit të madh që përmban një farë të madhe, e cila mund të ketë formë vezake ose sferike. Avokado është një fryt komercial me vlerë. Është kultivuar në zona me klimë tropikale në të gjithë botën duke prodhuar një frut me lëkurë të gjelbërnë formën e dardhës. Pemët janë vetëpopulluar por shpesh janë shumuar me shartim për të mbajtur një cilësi të parashikueshme dhe sasinë e frutave sipas kërkesave tregtare.

Përbërësit ushqyes të Avokados: Avokado është e pasur me: energji, karbohidrate, sheqer, fibra dietike, proteina, një gamë të gjërë vitaminash:       A, beta-carotene, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, K.yndyra të pangopura omega -3. Mineralet; calcium, iron, magnesium, magnese, fosfor, potassium, sodium, zink.

Dobitë shëndetësore të Avokados

– Ndihmon për kurimin e Artritit përshirë edhe osteoartritin dhe artritin reumatoid.

– Ndihmon shëndetin kardiovaskular, ul kolesterolin e dëmshëm dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).

– Nxit rregullimin e sheqerit në gjak.

– Ruan trupin nga sëmundjet kancerore si: kanceri i prostatës, kancerin i gjirit, i kolitit dhe i gjakut (Leukemia).

– Ndihmon tretjen, largon kapsllëkun dhe ndihmon uljen në peshë.

– Zvogëlon shenjat e plakjes së parakohëshme.

– Lufton elektronet e lira që sulmojnë qelizat e shëndetëshme.

– Ruan shikimin dhe dobësinë e tij që ndodh tek të moshuarit.

– Stimulus i mëlçisë.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve autoiminue.

– Stimulus seksual dhe rregullues i hormoneve seksuale.

– Qetësues i sistemit nervor dhe  largon stresin.

– Zbut flokun e ashpër dhe nxit rritjen e tij.

Kujdes!!

– Avokado mund të shkaktojë alergji të fortë tek disa njerëz dhe mund të rrezikojë jetën e tyre, prandaj ata që e përdorin për herë të parë, duhet të përdorin sasi të vogël të saj për të parë efektin, dhe më pas mund ta konsumojnë lirshëm por pa e tepruar.

– Gjethet dhe lulet e  Avokados përmbajnë lëndë helmuese për kafshët.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook