AUTIZMI; DIAGNOZA, SIMPTOMAT, SHKAQET, TRAJTIMI NATYRAL

 

Çfarë është Autizmi?

Autizmi është një çrregullim zhvillimor afat-gjatë që ndikon në aftësinë e individit për të bashkëvepruar me botën që e rrethon.

Individët me autizëm kanë vështirësi në bërjen miq dhe në marrjen pjesë në ndërveprimet e përditshme shoqërore. Ata shpesh kanë interesa të kufizuara dhe modele të caktuara të sjelljes, dhe gjejnë ngushëllim në rutinën dhe përsëritjen e gjërave dhe fjalëve.

Nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një çrregullim të spektrit, autizmi ndikon te fëmijët në mënyra të ndryshme, dhe nuk ka dy fëmijë me autizëm që të jenë tërësisht njësoj. Kjo i bën gjërat shumë konfuze për prindërit, të cilët luftojnë për të përshtatur kushtet në atë mënyrë që është më e mira për fëmijën e tyre.

Një luftë e zakonshme për prindërit është përpjekja e dëshpëruar për të “arritur” te fëmijët e tyre, pasi ata duket sikur ekzistojnë në botën e tyre private, brenda mendjes së tyre.

Sa i zakonshëm është Autizmi?

Autizmi dikur ishte menduar të jetë një çrregullim i rrallë që prekte më pak se 1 në 5,000 njerëz. Gjetjet e fundit, megjithatë, sugjerojnë një shkallë shumë më të lartë të prevalencës, duke vlerësuar se të paktën 1 në çdo 500 fëmijë në SHBA ka autizëm.

Kjo mospërputhje e madhe mund të jetë për shkak të një rritje në ndërgjegjësimin në lidhje me çrregullimin dhe kriteret më të sakta diagnostikuese.

Të tjerë mendojnë se autizmi është një çrregullim zhvillimor që është në rritje. Fëmijët më autizëm zhvillojnë simptomat para moshës 3 vjeçare, dhe çrregullimi tenton të ndikojë katër herë më shumë djemtë se sa vajzat.

Diagnoza e Autizmit

Aktualisht nuk ka teste mjekësore që mund të diagnostikojnë autizmin. Shenjat e autizmit ndryshojnë nga individi në individ. Diagnoza është zakonisht e bazuar në vëzhgimin e kujdesshëm, si dhe informacionet e siguruara nga prindërit dhe kujdestarët e tjerë, në sjelljen, komunikimin e fëmijës, ndërveprimin shoqëror, dhe nivelet e zhvillimit.

Ka gjithashtu një numër të testeve ekzaminuese ose pyetësorëve, të cilat mund të kryhen, duke përfshirë makinat e vlerësimit (Childhood Autizm Rating Scale).

Diagnoza mund të bëhet nga mjekët pediatër, psikiatër, psikologët klinikë, ose nga një ekip shumë-disiplinor, zakonisht duke përdorur një listë të simptomave të autizmit.

Simptomat e Autizmit

Fëmijët me autizëm zakonisht shfaqin dëmtime në aftësitë sociale, të sjelljes, dhe komunikimit. Simptomat mund të përfshijnë:

Vështirësitë sociale:

– Mungesa e kontaktit me sy, shprehjeve të fytyrës, dhe gjesteve sociale.

– Dështimi për të zhvilluar lidhje shoqërore.

– Nuk kërkon ndërveprim shoqëror.

– Nuk duket sikur ju dëgjon dhe i mungon reagimi.

– Nuk pranon ta përqafosh, ta marrësh në krahë apo ta prekësh.

– Shfaqet i pandërgjegjësuar ndaj ndjenjave të tjerëve.

– Tërhiqet në “botën e vet” dhe preferon të luajë vetëm.

Vështirësitë e komunikimit:

– Zhvillim i vonuar i gjuhës ose munges e të folurit.

– Paaftësi për të filluar ose mbajtur bisedë.

– Është stereotip apo përdor gjuhën në mënyrë “të çuditshme”.

– Përsërit frazat nga vizatimet apo filmat e shikuar shpesh.

– Zmbrapsje e gjuhës – humbet aftësinë për të thënë fjalë të caktuara apo fjali.

– Shmang kontaktin me sy kur flet.

– Përsëritje e fjalëve apo frazave.

– Vështirësi për të shprehur nevojat e veta dhe shpesh përdor gjeste në vend të fjalëve.

Vështirësitë e Sjelljes:

– Zemërimi, agresioni apo sjellja e dhunshme.

– Çrregullime në të ngrënë (p.sh. nuk ha sa duhet ose ha shumë).

– Luhatje humori.

– Sjellje të kufizuara dhe të përsëritura.

– Preokupimi intensiv jonormal me aktivitete të caktuara ose fusha të interesit.

– Mani ose papërshtatshmëri ndaj objekteve të caktuara.

– Insistim i paepur në disa rituale ose rutina jo-funksionale.

– Ngulmon në njëtrajtshmëri, dhe pikëllohet kur rutinat ose ritualet ndryshojnë.

– Preokupimi me pjesë të objekteve, të tilla si magjepsja me qerthullën e një makine lodër.

– Mund të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj tingujve me zë të lartë, dritave të ndritshme, apo kontaktit fizik.

Simptoma të tjera

Shkaqet e Autizmit

Çfarë e shkakton në realitet Autizmin?

Kontribuesit kryesorë për Autizm

Në trajtim të Autizmit

Në vijim gjeni Udhëzuesin e plotë të prindërve me fëmijë të Spektrit Autik, për trajtimin natyral që kanë nevojë për shërimin dhe jetën sa më cilësore të fëmijëve të tyre.

Kura Bimore Profesionale për Spektrin e Autizmit

Hepatitet Virale HBV & HCV (eBook)

SKU eb000107
€75.00
In stock
1
Product Details

Hepatitet Virale HBV & HCV - Udhëzues i Plotë i Pacientëve me HBV & HCV - Gjithçka (eBook - 104 Faqe)

Këtu do të gjeni gjithçka ju nevojitet për Hepatitet Virale HBV dhe HCV, shkaqet dhe simptomat, shenjat e hershme, mënyrën e trajtimit natyral dhe kurën bimore, dietën ushqimore të posaçme dhe shumë udhëzime të tjera të domosdoshme për të gjithë.

Libri ka 104 Faqe me dimension (Letter: 816x1056) dhe gjendet në 4 formate elektronike:

1. .EPUB - për Smartphone, iPad dhe Kompjuter (Kërkohet instalim aplikacioni Epub Reader)

2. .MOBI - për Amazon Kindle (Kërkohet instalim aplikacioni Kindle for Amazon)

3. .PDF – për të gjitha aparatet elektronike (Kërkohet instalim PDF Reader)

4. .HTML FlipBook për të gjitha aparatet (Nuk kërkohet kërkohet asnjë aplikacion)

Save this product for later