You are here:--Atriplex Lentiformis

Atriplex Lentiformis

2018-04-30T23:16:14+00:00 April 30th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Atriplex Lentiformis

 

Arabisht: رغل عدسي

Anglisht: Quail bush, big saltbrush, quailbrush

Emir shkencor: Atriplex halimus L.

Familja: Amaranthaceae.

Atriplex përbëhet nga një gjini me rreth 250 lloje të ndryshme. Bima rritet në tokë shumë të kripur dhe të pasur me lëndë minerale. Përdoret edhe në gatim në të njëjtën mënyrë si spinaqi, për shkak të vlerave të larta ushqyese.  Është e njohur sot për shkak të mineraleve, vitaminave unike dhe komponimeve organike që janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Përmirëson shëndetin e veshkave, rrit fuqinë e zemrës dhe enëve të gjakut, përmirëson shëndetin e sistemit imunitar, heq toksinat nga gjaku dhe lufton disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjesët që përdoren: Gjethet, farat.

Vlerat ushqyese: Gjethet e bimës përmbajnë një proporcion të lartë të vitaminës C dhe K, si dhe minerale të rëndësishme si kalcium, magnez, fosfor, hekur, carotenoids, proteina, alantosyanin, zink, selen, triptofanit, dhe fibra dietetike.

Dobitë mjekësore dhe shëndetësore të Atriplex lentiformis

– Forcon sistemin imunitar; Përmban nivele të larta të vitaminës C dhe acid Askorbik, gjë që rrit aftësinë e sistemit imunitar, stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut , dhe ndihmon rigjenerimin e qelizave dhe shërimin e plagëve.

– Përmirëson funksionin e veshkave; Veshkat janë organe vitale në trupin e njeriut, përgjegjëse për pastrimin e gjakut. Bima stimulon urinimin dhe ndihmon në pastrimin e veshkave dhe asgjësimin e kripërave të tepërta nga veshkat, përmirëson shëndetin e fshikëzës së tëmthit, në sajë të sasisë së mineraleve që përmban.

– Parandalon kancerin; Komponimet antioxidante që gjenden tek bima parandalojnë zhvillimin e radikaleve të lira dhe konvertimin e tyre në qeliza kanceroze.

– Stimulon qelizat e shëndetshme, lufton plakjen e parakohshme dhe punon për të promovuar shëndetin e syve, zemrës dhe enëve të gjakut.

– Nxit procesin e tretjes, përmirëson tretjen, lufton kapsllëkun, parandalon ulçerat në stomak dhe inflamacionin dhe kancerin e zorrës së trashë.

– Përmirëson efikasitetin e metabolizmit; Ndihmon në rregullimin hormonal,  ruan funksionet e stomakut dhe parandalon çrregullimin hormonal.

Kujdes!

– Bima përmban nivele të larta të acidit oxalic, dhe duhet të përdoret në sasi të vogël.