Atractylodes Lancea; Për sistemin tretës, mëlçinë, inflamacionet, kancerin e mushkërive

 

Arabisht: كانغ تشو

Anglisht: Cang Zhu

Emri shkencor: Atractylodes lancea L

Familja: Asteraceae

Cang zhu është bimë shumëvjeçare, me lartësi deri 50 cm. Me lule të bardha, me rrënjë të trasha, me shije djegëse dhe aromatike.

Origjina e bimës është Azia. Ajo konsiderohet bimë me veti të larta kuruese. Shija e sasj është djegëse, e athët dhe aromatike. Bima vepron në shpretkë, stomak, zorrë  dhe mëlçi. Në historinë e lashtë mjekësore thuhet se substancat që gjenden në Atractylodes janë të përshtatshme për trajtimin e çrregullimeve të tretjes. Njerëzit që e kanë përdorur mendonin se stomaku i tyre dhe pjesa tjetër e sistemit të tyre të tretjes gjatë atyre ditëve dukesh i rifreskuar.

Pjesët që përdroren: Rrënjët.

Elementët aktiv: Arbon tetrachloride or galactosamine, sesquiterpenoid, atractylon, beta-eudesmol, hinesol. beta-eudesmol and hinesol, 5-lipoxygenase (IC50 3.3 micromolar), cyclooxygenase (IC50 0.6 micromolar); 2-[(2E)-3,7-dimethyl-2,6-octadienyl]-6-methyl-2,5-cyclohexadiene-1,4-dione, (IC50 0.2 micromolar); atractylon , osthol, lipoxygenase, a atractylenolides, trans-2-hydroxyisoxypropyl-3-hydroxy-7-isopentene-2,3-dihydrobenzofuran-5-carboxylic acid, taraxerol acetate, phi-taraxasteryl acetate, beta-sitosterol, stigmasterol, stigmasterol 3-O-beta-D-glucopyranoside, beta-eudesmol.

Dobitë mjekësore

– Për sistemin tretës; lufton fryrjen e barkut, oreksin e dobët, ankthin epigastrik, mostretjen, diarrenë, të përzierat dhe vjelljet, lodhjen, ndjesinë e rëndesës në trup, dhe yndyryën ose trashësinë e gjuhës.

– Qetëson dhimbjet e kokës, dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat, bllokimin e hundëve.

– Ndihmon për çrregullimet e shpretkës.

– Ndihmon për trajtimin e kancerit të mushkërive.

– Ndihmon për metabolizmin e lëngjeve në trup.

– Trajton ënjtjet dhe inflamacionin.

– Qetësues i mitrës gjatë shtatzënisë.

– Redukton stresin dhe depresionin.

– Lehtëson punën e mëlçisë, ndihmon në kurimin e çrregullimeve të saj dhe pastron gjakun.

– Ul inflamacionin e nyjeve, gjunjët e fryrë dhe dhibjet e këmbëve.

– Lehtëson simptomat diabetike.

Shënim!

– Nuk është e këshillueshme gjatë muajve të parë të shtatëzanisë.

– Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji të lehtë.