Astragalus Gummifer – Për Imunitetin dhe Tumoret

Astragalus Gummifer – Për Imunitetin dhe Tumoret

 

Arabisht: صَمغ الكَثِيْراء –Samg Al Kethijraa

Anglisht: Tragacanth

Emri shkencor: Astragalus Gummifer L

Familja: Fabaceae

Astragalus gummifer është një shkurre e vogël me gjelbërim të përjetshëm, me një lartësi tipike 30 cm në maturim, me lule të purpurt, blu dhe të bardhë, nga rrënjët dhe kërcelli del rrëshirë e bardhë.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik. Gjenden mbi 200 lloje të bimës Astragalus, shumë prej tyre janë helmuese. Astragalusi mjekësor dhe me veçori të rralla kuruese është pikërisht ai që gjendet në Gadishullin Arabik. Ai është i rrallë dhe me çmim të shtrenjtë, por veçoritë e tij kuruese nuk kanë të krahasuar. Bima ka nja mekanizëm të veçantë mbrojtës ndaj kushteve te nxehta klimatike dhe kthimin e bakterieve të tokës në ushqim. Astragalus përdoret në ushqim për të ruajtur shijen e tij dhe për të dhënë një cilësi të shkëlqyer. Ai konsiderohet si rrëshira me cilësinë më të lartë në botë.

Astragalus Gummifer është përdorur në mjekësi prej më shumë se 2000 vjetësh. Nga veçoritë e fuqishme kuruese të bimës janë: Anti-tumor, stimulues i sistemit imunitar, gjithashtu shërben si një agjent adaptogen për të luftuar kundër sëmundjeve kronike degjenerative, dhe për të ndihmuar trupin të qëndrojë në nivele normale të stresit.

Daud al Antaki (1599) thotë: “Thyen helmet e ilaçeve, hidhëtinë  e tyre, dhe forcon elementet aktive të tyre. Bën dobi për kollën, ashpërsinë e gjoksit, djegien e urinës, për veshkat, pastron lëkurën dhe e zbut atë.”

Elementët aktiv kryesorë: D-galacturonic acid, D-xylose, L-fructose, D-galactose, and other sugars.

Dobitë mjekësore të Astragalus Gummifer

– Stimulon dhe forcon sistemin imun.

– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore.

– Ndihmon trupin të qëndrojë në nivelet normale të stresit.

– Qetëson kollën dhe pastron mushkëritë.

– Menaxhon diarrenë.

– Ruan nivelet normale të sheqerit në gjak.

– Lufton helmet dhe toksinat në trup.

– Ndihmon në kurimin e ulçërës së stomakut.

– Pastron zorrët nga parazitët.

– Forcon shëndetitin seksual dhe shton spermatozoidët.

– Kuron shumë sëmundje të lëkurës, si ekzemën, psoriasis, puçërrat e rinisë, ashpërsinë e lëkurës dhe aknet.

– Është ruajtës natyral.

Shënim!

– Bima është krejtësisht e sigurtë dhe pa efekte anësore.

– Ekstrakti i bimës është një nga përbërësit e kurave tona për sëmundje të ndryshme, e përshtatur në formulat bimore përkatëse.

[ecwid_product id=”432634754″ display=”picture title price options addtobag” version=”2″ show_border=”1″ show_price_on_button=”1″ center_align=”1″]

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook