Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Aster

Aster; Për pastrimin nga infeksionet, bakteriet, qelizat kancerore

 

Arabisht: نجم تتاري

Anglisht: Aster

Emri shkencor: Aster tataricus L.

Familja: Asteraceae.

Aster është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi deri në 1.5 metër, me lule blu e me shumë petale, që lulëzojnë nga shtatori në tetor, me rrënjë të dëndura e të gjata.

Origjina e Asterit është Azia. Kjo specie është përdorur për të paktën 2,000 vjet në mjekësinë tradicionale. Rrënja përmban triterpenes dhe saponins triterpene, dhe është një barishte ekspektorante stimuluese për sistemin bronkial, duke ndihmuar në pastrimin e infeksioneve. Rrënjët korren në vjeshtë dhe mund të thahen për përdorim të mëvonshëm.

Bima është anti-bacterial, anti-fungal, anti-tussive, expectorant dhe stimuluese. Ajo ka një veprim antibakterial, që pengon rritjen e Staphylococcus aureus, E. coli, Bacillus dysenteriae, B. typhi, Pseudomonas dhe Vibrio Proteus.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, gjethet, kërcelli, lulet.

Dobitë mjekësore të Asterit

– Forcon imunitetin dhe lufton infeksionet.

– Ndihmon në trajtimin e bronkitit kronik dhe tuberkulozit, dhe shpesh përdoret si lëndë e parë për të rritur efektin e ekzotektorëve.

– Pastron gëlbazën, lufton kollën.

– Ushqyese dhe pastruese më e mirë e mushkërive të dëmtuara.

– Bima gjithashtu përmban epifriedelinol triterpene, i cili ka treguar aktivitet anticancer, dhe është përdorur si një kurë bimore për kurimin e kancerit.

– Lufton qelizat inflamatore që shkaktojnë sëmundjen Alzheimer dhe Parkinson.

– Parandalon zhvillimin e radikaleve të lira, rritjen e aktivitetit të enzimeve antioksidante dhe zbut citokinet pro-inflamatore.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore, nëse merret në mënyrën dhe sasinë e duhur.

 

By | 2017-05-18T22:31:33+00:00 May 18th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Aster
error: Alert: Content is protected !!