You are here:--Aster Tataricus

Aster Tataricus

2018-04-09T00:22:45+00:00April 8th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Aster Tataricus; Për pastrimin nga infeksionet, bakteriet, qelizat kancerore…

 

Arabisht: نجم تتاري

Anglisht: Aster.

Emri shkencor: Aster Tataricus L.

Familja: Asteraceae.

Aster është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi deri në 1.5 metër, me lule blu me shumë petale, që lulëzojnë nga shtatori në tetor.

Origjina e Asterit është Azia. Kjo specie është përdorur për të paktën 2,000 vjet në mjekësinë tradicionale. Rrënja përmban triterpenes dhe saponins triterpene, dhe është një barishte ekspektorante stimuluese për sistemin bronkial, duke ndihmuar në pastrimin e infeksioneve. Rrënjët mblidhen në vjeshtë dhe mund të thahen për përdorim të mëvonshëm.

Bima ka veti: Anti-bacteriale, anti-fungale, anti-tussive, expectorante dhe stimuluese. Ajo ka një veprim antibakterial, që pengon rritjen e Staphylococcus aureus, E. coli, Bacillus dysenteriae, B. typhi, Pseudomonas dhe Vibrio Proteus.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, gjethet.

Dobitë mjekësore të Aster Tataricus

– Forcon imunitetin dhe lufton infeksionet.

– Ndihmon në trajtimin e bronkitit kronik dhe tuberkulozit, dhe shpesh përdoret si lëndë e parë për të rritur efektin e ekzotektorëve.

– Bima gjithashtu përmban epifriedelinol triterpene, i cili ka treguar aktivitet anticancer, dhe është përdorur si një kurë bimore për kurimin e kancerit.

– Lufton qelizat inflamatore që shkaktojnë sëmundjen Alzheimer dhe Parkinson.

– Parandalon zhvillimin e radikaleve të lira, rrit e aktivitetin e enzimeve antioksidante dhe zbut citokinet pro-inflamatore.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore, nëse merret në mënyrën dhe sasinë e duhur.