Aspalathus Linearis – Çaj i Kuq; për Diabetin, kockat, radikalet e lira, lëkurën, sistemin imun

 

Arabisht: بوش أو المريمية الشاي

Anglisht: Rooibos or red bush tea.

Emri shkencor: Aspalathus Linearis.

Familja: Fabaceae.

Bushi i kuq është bimë shumëvjeçare me lartësi 1.5-2m, me gjethe heshtake dhe lule të verdha të cilat shfaqen në pranverë dhe në fillim të verës. Karakterizohet për aromën e butë dhe të ëmbël. Orgjina e bushit të kuq është Afrika e Jugut, kryesisht në Ëestern Cape. Gjethet janë përdorur si çaj bimor prej shumë kohësh për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Pjesët që përdoren: Gjethet.

Elementët aktiv të bushit të kuq: Iron, calcium, potassium, copper, fluoride, manganese, zinc, magnesium and alpha hydroxy acid. Polyphenols, quercetin, flavonoids, Energy, fat, dietary fiber, vitamin C, alanine, alkaline, phosphorate, lactate, urea, creattinine, bilirubin, etj.

Dobitë mjekësore të bushit të kuq

– Stimulon dhe forcon sistemin imun të njeriut.

– Redukton dhe lufton kancerin dhe radikalet e lira.

– Forcon zemrën, largon stresin dhe nxit qarkullimin e gjakut.

– Diuretic; ndihmon trupin të lirohet nga toksinat.

– Pastron veshkat dhe ndihmon për tretjen e gurëve të veshkave.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.

– Lehtëson gjumin, sepse ai nuk përmban kafeinë.

– Pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ndihmon për kurimin e astmës.

– Forcon kockat dhe parandalon dobësimin (osteoporozën) dhe deformimin e tyre.

– Stimulon enzimat që të riparojnë kockat e dëmtuara.

– Forcon dhëmbët dhe parandalon prishjen e tyre.

– Lufton kolesterolin dhe arteriosklerozën.

– Është i dobishëm për fëmijët për lehtësimin e dhimbjeve të barkut, kjo sepse nuk përmban kafeinë dhe përmban sasi të vogla tanin.

– Aspalathin që është gjendur tek ky çaj, është një nga antioksidantët më të rralla që ndihmojnë për balancimin e sheqerit në gjak, përmirëson rezistencën e insulinës, nxit sekretimin e insulinës nga pankreasi. E gjithë kjo rezulton si një mburojë ideale kundër zhvillimit të Diabetiti tipi 2.

– Lufton hipertensionin.

– Parandalon plakjen e parakohëshme.

– Alpha hydroxyl acid dhe zinku janë shumë të dobishëm për shëndetin e lëkurës. Largon puçërrat e rinisë, djegiet e diellit, ekzemën, zvogëlon shenjat e rrudhave dhe simptoma të tjera të plakjes.

– Forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre.

– Bushi i kuq bën mrekulli për njerëzit që kanë një jetë aktive si atletët, mësuesit, fëmijët e shkollës, dhe shumë punë të tjera stresuese.

Shënim!

– Bushi i kuq konsiderohet i sigurtë nëse nuk e tepron me marrjen e tij.

– Përdoret nga Mjekësia Arabe në kombinim me bimë të tjera për kurimin e sëmundjeve përkatëse.

Heart & Blood