Arum Palaestinum – Kundër Kancerit

 

Arabisht: اللوف الفلسطيني – El-Luf El Filistini

Anglisht: Black calla, Solomon’s lily.

Emri shkencor: Arum Palaestinum L.

Familja: Araceae.

Arum Palaestinum është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 0.5m, me gjethe të mëdha e të ndritshme, me lule kafe në të zezë, me aromë të ëmbël e të butë.

Origjina e bimës është Levanti. Arum Palaestinum nuk gjendet në Evropë. Specie të së njëjtës familje gjenden edhe në vende të tjera por nuk janë mjekësore. Arum përdoret në mjekësinë bimore për shumë sëmundje, duke përfshirë: kollën, gëlbazën, krimbat, parazitët, stomakun, kapsllëkun dhe kancerin. Në kuzhinën arabe, gjethet përdoren në formë të sallatës, duke i shtuar limon dhe Rumex acetosa. Rezultatet sugjerojnë se bima  ka kapacitete të shumta antioksiduese, të cilat lidhen fort me përmbajtjen e saj të fenolikëve.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet dhe lulja.

Elementët aktiv: Komponimet më të rëndësishme të bimës janë: Fitolit, acetate phytol, linolenic, linoleic, acid hexadecanoic. Këto komponime mund të jenë përgjegjëse për veprimtarinë më të lartë antikancerike.

Komponime të tjera përfshijnë: β-carotene–linoleic, phenols, flavonoids alkaloids, proanthocyanidins, C-glycosides, flavonols luteolin, chrysoeriol, isoorientin, diethyl, dichloromethane, chrysoeriol, isoorientin luteolin, chrysoeriol, isoorientin, isovitexin.

Dobitë mjekësore të Arum Palaestinum

– Ndihmon për luftimin e parazitëve, kërpudhave, bakterieve.

– Është e njohur për aktivitetet e saj të forta anti-tumorale.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të prostates, gjirit dhe zorrës së trashë.

– Acidi β-carotene-linoleik, bashkë me fenolet dhe flavonoidet, kanë vlerësimin anti-kancerogjen, dhe pengojnë përhapjen  dhe luftimin e qelizave të kancerit të gjirit.

– Ndihmon në luftimin dhe kurimin e sëmundjeve kronike, siç janë aciditeti i stomakut, arterioskleroza, dhe diabeti.

– Aktiviteti citotoksik i bimës ndihmon në eleminimin e qelizave tumorale si: kancerin epidermik të laringut, qafës së mitrës dhe mëlçisë.

– Lufton kollën dhe gëlbazën.

– Parandalon kapsllëkun, lufton krimbat dhe parazitët e zorrëve.

Shënim!

Bima është e sigurtë, nëse merret pa e tepruar dhe me rekomandimin e mjekut herbalist.