Artocarpus Heterophyllus – Fruti Jack; I shkëlqyer dhe me veti të pabesueshme shëndetësore

 

Arabisht: جاك فروت أو الكاكايا  الجاكويرا أو خبزية متغايرة الاوراق

Anglisht: Jack tree, Jack fruit

Emri shkencor:  Artocarpus Heterophyllus L.

Familja: Moraceae

Jack tree është pemë shumëvjeçare, me larësi 30m, me frute të mëdhenj që peshojnë 3-30kg, me ngjyrë të gjelbër dhe me aromë të veçantë e të butë.

Origjina e jackfruit është Azia Juglindore dhe nënkontinenti Indian. Pema është e përshtatshme për ultësirat tropikale. Fruti i saj dallohet për madhësinë dhe peshën e tij. Pema mund të prodhojë 100-200 fruta në vit. Emri në anglisht ‘jackfruit’ është përdorur nga një mjek dhe natyralist, Gracia de Orta, në vitin 1563. Fruti dhe farat janë me vlera të larta ushqyese. Shija e tyre është e veçantë, dhe mund të krahasohet me kombinimin e ananasit, bananes, mollës dhe mangos. Në Indi përdoret gjerësisht në gatime të ndryshme. India zë vendin e parë në botë për prodhimin e jackut, e pasuar nga Bangladeshi dhe Tailanda.

Pjesët që përdoren: Fruti, farat dhe rrënjët.

Elementët përbërës: Energy, carbohidrates, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, sodium, potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, Sugar, vitamin A, B1, B2, B3,B5, B6, B9, C, E, calcium, iron, magnesium, sodium, phosphorus, manganese, magnesium, potassium, zink.

Dobitë shëndetësore të Jackfruit

– Rigjallëron trupin dhe stimulon zhvillimin e qelizave të reja.

– Laksativ, ndihmon në kurimin e kapsllëkut dhe  kancerit të zorrës së trashë.

– Lufton toksinat dhe helmet e trupit.

– Ndihmon në forcimin e shikimit, ngadalëson degjenerimin e qelizave të lëkurës.

– Forcon sistemin imun dhe pastron trupin nga radikalet e lira.

– Ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës, Diabetit tipit 2 dhe presionit të gjakut.

– Ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe forcon kockat.

– Parandalon aneminë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në trup.

– Kontrollon dhe zbut simptomat e astmës.

– Jackfruit përmban veti të forta anti-ulçerative dhe parandalon një numër të çrregullimeve të sistemit tretës.

– Ndihmon për zhvillimin e fetusit, prandaj është i këshillueshëm gjatë shtatzanisë.

Kujdes!

– Jackfruits mund të shkaktojë reaksion alergjik tek njerëzit që vuajnë nga alergjia ndaj polenit.