Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Artemisia Pallens

//Artemisia Pallens

Artemisia Pallens

Davana /Artemisia Pallens; Bimë aromatike për imunitetin, infeksionet, viruset, mikrobet, kërpudhat 

 

Arabisht: أرطيميسيا بالنس

Anglisht: Davana

Emri shkencor: Artemisia pallens L

Familja: Asteraceae

Artemisia pallens është bimë barishtore me lartësi 40-60cm, me gjethe alternative, petiolate dhe të mbuluar me tomentose gri në të bardhë, me lule të verdha të shumta e të vogla,

Origjina e bimës është Azia, Egjipti dhe India. Ajo ka qënë përdorur në Indi për qëllime fetare për shkak të aromës së saj. Nga bima nxirret vaj kurues dhe parfum mjaft cilësor dhe me aromë qetësuese. Aroma e bimës është përskruar si e hollë, e thellë, e butë dhe me shije frutash. Në vitin 1960 bima u bë e njohur në Evropë dhe SHBA. Franca dhe Gjermania janë eksportuesit kryesorë të bimës. Pas njohjes së vlerës së bimës, interesi për bimën është rritur.

Dobitë mjekësore të Davanës

– Forcon imunitetin dhe lufton infeksionet.

– Mbron trupin nga viruset, bakteriet, mikrobet dhe kërpudhat.

– Lufton infeksionet virale si: kollën, gripin, fruthin, etj.

– Lufton infeksionet që shkaktojnë plagë të brendëshme dhe të jashtme.

– Lufton infeksionet në traktin urinar, veshka dhe mbron kundër titanozit.

– Lehtëson dhimbjet, largon lodhjen, vjelljen, të përzierat, marramendjen  dhe të fikët.

– Lufton infeksionet e nyjeve dhe parandalon artritin.

– Qetëson sistemin nervor, lufton ankthin, stresin, depresionin, frikën, zemërimin dhe ndihmon trupin të bëjë një gjumë të qetë e të mirë.

 

By | 2017-05-26T17:10:12+00:00 May 26th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Artemisia Pallens
error: Alert: Content is protected !!