Arsyet pse ndjeheni të lodhur shumicën e kohës

Arsyet pse ndjeheni të lodhur shumicën e kohës

A keni ndjerë ndonjëherë se ju doni të rrini sa më shumë shtrirë dhe nuk keni forcë të ngriheni? Ose këmbët tuaja të ndjehen të fjetura? Kjo është një shenjë mangësie në trupin tuaj apo ndoshta edhe stresi po ju lufton. Ne kemi mbledhur kushte  të ndryshme që mund të jenë shkak i plogështisë tuaj. Pra, lexoni më poshtë për të parë se çfarë mund ta shkaktojë këtë dhe të ndihmoni veten në luftimin e tyre.

  1. Mungesa e hemoglobinës (Anemia)

Mungesa e hemoglobinës (anemia) është një kombinim i heme dhe globin. Pjesa heme është përgjegjëse për qarkullimin e oksigjenit në trup, ndërsa globin është pjesa me proteina. Heme është përgjegjëse për qarkullimin e oksigjenit në trup, kështu që është një komponent shumë i rëndësishëm i gjakut që qarkullon në trupin tonë.
Çdo qelizë e trupit ka nevojë për oksigjen për të funksionuar si duhet, pra hemoglobina është një faktor shumë i rëndësishëm në trup.
Për të ndihmuar trupin tuaj në rritjen e nivelit të hekurit, ju duhet të konsumoni mish organik, perimet me gjethe jeshile, etj.

Shënim: Vargu normal i hemoglobinës për meshkuj dhe femra është si më poshtë:
Për Femrat: 12,1 – 15,1 (g/dL)
Për Meshkujt: 13,8 – 17.2 (g/dL)

  1. Pirja e pakët e ujit

Pirja mjaftueshëm e ujit është shumë e nevojshme për shëndet të mirë. Uji përbën deri në 70 % të peshës trupore; pra, pirja mjaftueshëm e ujit është me të vërtetë e rëndësishme për një trup dhe mendje të shëndetshme.
Pirja e pakët e ujit mund të çojë në trashjen e gjakut, dhe vështirëson punën e zemrës në pompimin e tij në mënyrë efikase. Në këtë mënyrë zvogëlohet shkalla ushqyese e çdo qelize të organeve trupore.
Pra, mospirja mjaftueshëm e ujit fiziologjikisht punon për të bërë trupin më të lodhur dhe të përgjumur.

  1. Mosngrënia e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një mëngjes i duhur është pjesë thelbësore e dietës së çdokujt. Një mëngjes i shëndetshëm është çelësi për një trup të shëndetshëm.
Mëngjesi juaj është vakti i parë që ju merrni, kështu që ai duhet të jetë i shëndetshëm dhe i mjaftueshëm për t’ju bërë të gjallëruar dhe energjik.

  1. Ushtrimet fizike

Po, është e vërtetë se duke u ushtruar çdo ditë, në fakt ju i jepni trupit më shumë energji. Nëse shikon thellë në këtë çështje, fiziologjikisht, kur trupi është në një cikël të kryerjes se ushtrimeve, sistemi kardiovaskular i trupit bëhet më aktiv. Me rritjen e aktivitetit të sistemit kardiovaskular, trupi ynë tenton të marrë gjakun dhe përbërësit e tjerë me një ritëm shumë më të shpejtë. Kështu, duke e bërë këtë gjë, ka pak të ngjarë që trupi të ndjehet i lodhur.
Ushtrimi i  përditshëm është i shëndetshëm për trupin dhe për të qëndruar aktiv.
Bëni një shetitje të shpejtë në ajër të pastër, kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë, edhe në qoftë se nuk mund të kryeni ushtrime të tjera.

  1. Niveli i ankthit dhe depresionit

Depressioni është një faktor që mbyll të gjitha shqisat e trupit. Ai jo vetëm e ngrin mentalisht një person, por në të njëjtën kohë, e ndalon atë nga kryerja e obligimeve të tij. Ai mund të jetë gjithashtu një faktor për të ndaluar një person të konsumojë një dietë të shëndetshme dhe mund ta bëjë atë të anojë drejt varësisë nga droga. Dhe jo vetëm kaq, por kjo mund të çojë edhe në konsum të rëndë të alkoolit, i cili nuk është i mirë në asnjë mënyrë.
Që të luftoni ankthin, niseni me disa ushtrime të lehta.
Dhe jo vetëm kaq, por duhet të filloni me meditim dhe aktivitete në natyrë.
Plus, ndajeni atë me një mik të mirë, kjo është gjithmonë e shëndetshme dhe një mënyrë e mirë për t’u çliruar nga stresi.

  1. Sëmundja e Diabetit

Diabeti është një gjendje, në të cilën nivelet e insulinës në trup janë ose të reduktuar, ose nuk merren nga receptorët si duhet.
Diabeti është një diagnozë afatgjatë që ju bën të ndieheni të lodhur dhe të përgjumur, ndërsa shenja të tjera mjekësore të tij janë: etja e vazhdueshme, mbipesha, tharja e gojës, enjtje e trupit ( e cila shkaktohet nga antibiotikët), dhimbje të gjithë trupit, çrregullime të rrahjeve të zemrës, sulm në zemër, etj.
Ju duhet që me mënyra natyrale ta  mbani gjithmonë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta të freskëta dhe organike.

  1. Pamjaftueshmëria e Hormoneve të tiroideve

Teroidet janë  gjëndrra të vogla të vendosura në zonën e qafës, dhe janë përgjegjëse për sekretimin e hormoneve T3 dhe T4. Këto hormone sekretohen kur gjëndrrat e hipofizës i dërgojnë sinjale stimuluese hormoneve të tiroideve. Rreth 80 % e T4 është prodhuar nga gjëndrat tiroide dhe 20 % e mbetur është prodhimi i hormoneve T3.

Hormonet tiroide kontrollojnë normën e zemrës. Ato gjithashtu kontrollojë temperaturën e trupit.
Duke ndikuar në shkallën dhe në djegien e kalorive, hormonet tiroide gjithashttu mund të kontrollojnë peshën e trupit.
Ato gjithashtu ndikojnë në forcën e muskujve.
Dhe janë gjithashtu përgjegjëse për të zëvendësuar qelizat e vdekura të trupit me të reja.
Reduktimi ne prodhimin e hormoneve tiroide çon në muskuj të fjetur dhe një trup të lodhur.
Ndihmoni shëndetin e tiroideve me një dietë të pasur me Omega-3.

  1. Sëmundja Celiac

Celiac është një sëmundje në të cilën zorra e vogël është tepër e ndjeshme ndaj glutenit dhe nuk e tret atë. Gluteni gjendet te gruri, nga i cili zorra e vogël bëhet shumë e ndjeshme dhe rezulton në diarre. Ndërkohë që shumë individë të rritur përjetojnë lodhje dhe anemi.
Mungesa e thithjes së karbohidrateve mund të shkaktojë lodhje në trupin e njeriut.
Mungesa e hekurit në trup është një shenjë që do të çojë në lodhje për shkak se ai është bartës i oksigjenit në trup.
Kështu për një person të tillë është shumë e rëndësishme për të lënë plotësisht ushqimin që përmban gluten. Njerëzit me kushte të tilla duhet të ndjekin një dietë të rreptë dhe pa gluten për të shmangur pasojat e saj.

  1. Gjumi Apnea

Gjumi apnea është një gjendje të cilën e merr gjatë gjumit. Kjo ndodh për shkak të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes, e cila si rezultat të  jep një ndjenjë mbytje dhe personi zgjohet.
Gjumi apnea, në thelb, rezulton në një rënie të nivelit të oksigjenit në gjak, dhe kur niveli i oksigjenit bie poshtë, kjo i bën qelizat për të marrë më pak sasi të oksigjenit, më pak se sa është e nevojshme.
Për më tepër,  vështirësia në frymëmarrje, në thelb, shkakton që të zgjoheni gjatë natës disa herë, gjë e cila rezulton në letargji për personin të nesërmen.

  1. Ushqimet e pasura me sheqer

Ushqimet e ngarkuara me sheqer rritin nivelin e sheqerit në gjak, ngrenë tensionin, shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe më pas shkaktojnë lodhje gjatë gjithë ditës. Mbajtja e sheqerit në gjak në nivelin e duhur është e rëndësishme për zemrën dhe gjakun. Konsumoni në vend të tyre ushqime që ju japin forcë dhe ruajnë shëndetin e zemrës, të tilla si: drithëra të plotë, pulë, oriz të zi, patate të ëmbla, perime me gjethe jeshile dhe fruta.

Këshilla

Një person duhet që në rutinën e përditshme të përfshijë ushtrimet fizike.
Ju gjithmonë duhet të mbani në kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
Gjithmonë duhet të përpiqeni t’i jepni kohë meditimit, sepse është  mënyra më e mirë për të kuruar shumë sëmundje, duke përfshirë depresionin dhe ankthin.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook