Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Arra shqeme

Arra shqeme

Arra shqeme, mbreti i farave

 

Arabisht: الكاجو

Anglisht: Cashew.

Emri shkencor: Anacardium occidentale.

Familja: Anacardiaceae.

Arra shqeme është shumvjeçare, me lartësi 6 m, me trung të çrregullt, me lule të vogla, me ngjyrë të gjelbër në fillim, më pas të bardhë dhe në fund merr ngjyrë të  kuqërremtë, me gjethe vezake, të dhëmbëzuara e të veshura me push të imët. Frutet e bimës janë me formë të pazakontë, të bashkëngjitura në pjesën e poshtme të frutit janë farat të cilat ngjasojnë si gjuha e ziles. Fruti ka ngjyrë të verdhë ose të kuqe dhe është i ngrënshëm por prishet shpejt, kurse farat janë ato që synohen nga kultivimi i pemës; shumë të shijshme, shumë kurative, dhe shumë të shtrenjta në mesin e farave dhe arrave.

Orgjina e pemës është Brazili, më pas u përhap në Indi, Vietnam dhe shumë zona  të Afrikës. Është konsiderouar si “mbreti i farave”. Përdoret në gatime të ndryshme, në ëmbëlsira, biskota, akullore. Të papërpunuara dhe të freskëta janë më të shëndetëshme.

Elementët aktiv të shqemes: Energy, sugars, dietary fiber, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat,  protein, vitamins, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, D, E, K. minerals, calcium, iron, magnesium, magnese, phosphorus, potassium, sodium, zink, acid-oleic, acid-anarcardic,

 cashew-industry

Dobitë shëndetësore të shqemes

Forcon sistemin imun.

– Lufton qelizat tumorale dhe radikalet e lira.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të zorrës së trashë.

– Përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon sëmundjet e saj.

– Ruan nivelin e presionit të gjakut.

– Ruan shëndetin e kockave.

– Përmirëson shëndetin e flokëve.

– Ndalon prishjen e dhëmbëve dhe mbron mishrat etyre.

– Ndihmon për lehtësimin e gjumit.

– Ruan sistemin nervor.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Parandalon aneminë.

– Ndihmon për uljen e rrezikut të Diabetit tipit 2.

– Ndihmon formimin e indeve të dëmtuara nga kimioterapia.

– Ndihmon formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

 

Dobitë e gjetheve të shqemës

– Ul nivelin e sheqerit në gjak.

– Kuron ulçërat e gojës, dhimbjet e fytit.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të gjirit.

 

Kujdes!!

– Nuk është e këshillueshme për të sëmurët me veshka.

– Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji si: skuqje të lëkurës, ënjtje rreth gojës dhe zë të ngjirur.

– Nëse e tepron me konsumimin e saj mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe kollë.

 

By | 2017-05-09T21:32:57+00:00 May 8th, 2017|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!