Arra e Kokosit – Cocos Nucifera

 

Arabisht: جوز الهند, Xheuzu al Hind.

Anglisht: Coconut.

Emri shkencor: Cocos Nucifera L.

Arra e Kokosit bën pjesë në familjen e Palmës, është pemë shumëvjecare me lartësi 25 m, trung të drejtë dhe gjethe të mëdha me gjatësi  5m dhe gjerësi 1.5 m. Farat i ka ngjyrë kafe të errët dhe në formë sferike. Brenda ndodhet shtresa  e bardhë, ujë dhe ajër. Fjala “kokos” do të thotë majmun> Emrin Arrë Kokosi e ka vendosur Ibën Sina (Avisena). Orgjina e Arrës së Kokosit është Indonezia, Ceylon, Malaya, Mozambiku, Meksika dhe Java. Rritet në rajone Tropikale. Një pemë Arrë Kokosi zakonisht prodhon 35 kokrra.

Indonezianët pohojnë se fruti i saj ka «aq shumë përdorime, sa ditë ka viti».

Në Filipine thuhet: «Ai që mbjell një arrë kokosi, mbjell enë, veshje, ushqim, pije, një banesë për vete dhe një trashëgimi për fëmijët.»

Arra e Kokosit zë një vend të nderuar në kuzhinën Tropikale; ajo siguron ujë, qumësht dhe vaj për gatim.

Vlerat ushqyese të Arrës së Kokosit

Arra e Kokosit është e pasur me : Calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra dietike, Sheqer, Protein, Vitaminat; A, B1, B2 B3,B6, B9, C, D,E, K, Magnesium, Calcium, Iron , Acid-lauric.

Dobitë shëndetësore të Arrës së Kokosit

– Ruan mëlçinë dhe  vret viruset që shkaktojne grip, Herpes, Hepatit C, Sars, Fruth, etj.

– Vret mikrobet që shkaktojnë ulçëra, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe Kavitete, pneumoni, gonorrenë, etj

– Vret kërpudhat (fungi) që shkaktojnë probleme në lëkurë, qerenë, mugthin, dhe infeksione të tjera. I jep  flokëve shkëlqim dhe largon zbokthin.

– Jep shumë energji dhe vitalitet tek sportistët.

– Përmireson tretjen dhe ndihmon trupin të përvetesojë Vitmaina e aminoacide apo mineralet e ushqimeve të tjera.
– Përmirëson sekretimin e Insulinës dhe funksinimin e glukozës në gjak.
– Çliron stresin në pancreas dhe në sitemin e enzimave në tërë trupin.
–  Pakson rrezikun e Diabetit.
– Përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit .
– Ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
–  Ndihmon në parandalimin e kolitit dhe ulçerës së stomakut, ndihmon tretjen dhe metabolizmin.
– Qetëson acarimet e dhimbjet në raste hemorroidesh.
– Redukton acarimet e skuqjet e lëkurës; forcon dhe përmirëson indet e lëkurës.
– Forcon sistemin imunitar.
– Ndihmon trupin të mbrohet nga tumoret e gjirit dhe kolitit.
– Përmirëson kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
– Mbron arteriet e zemrës nga atherosclerosis dhe në këtë mënyrë e mbron zemrën nga sëmundjet.
– Funksionon si anti-oksidant i fuqishëm.
– Mbron organizmin nga radiklalet e lira te cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.
– E mbron trupin nga lodhja dhe këputja (jep vazhdimisht energji dhe të mban në formë).

– Arra e Kokosit largon stresin dhe tensionin psikologjik.
– Mbron veshkat dhe ndihmon ata që kanë gurë në veshka (shkrin gurët në veshka).
– Ndihmon funksionin e gjëndrave tiroide.
– Ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe mbipeshës.
– Mbron lëkurën nga infeksionet (kërpudha etj) dhe nga rrezet e dëmshme UV.
– Redukton  sëmundjen e Ekzemës, Psoriasis dhe Dermatitis, etj.
– Zbut lëkurën e thatë e delikate dhe ndalon rrudhat.

Dobitë e ujit që gjëndet në Arrën e Kokosit

– Ruan temperaturën konstante të trupit.

– Parandalon dehidratimin e lëngjeve të trupit.

– Transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Forcon imunitetin.

– Largon toksinat dhe viruset nga trupi.

– Pastron sistemin tretës.

– Ruan nivelin e sheqerit në gjak në norma normale.

– Lufton viruset që shkaktojnë gripin dhe AIDS.

– Parandalon sëmundjet tumorale.

– Parandalon formimin e gurëve në veshka.

– Stimulon qarkullimin e gjakut.

 Shënim!

Arrra e Kokosit përmban sasi të lartë të vajit, dhe nëse e tepron në ngrënien e saj mund të shkaktojë ngritje të kolesterolit, mbipeshë dhe në raste të rralla mund të shkaktojë reaksion alergjik.