You are here:-, Bota Bimore-ARI I DIELLIT – HELICHRYSYM

ARI I DIELLIT – HELICHRYSYM

2018-03-29T22:45:27+00:00January 7th, 2018|Categories: Aromaterapia, Bota Bimore|

ARI I DIELLIT – HELICHRYSYM – VLERAT E VAJIT TË TIJ

 

Arabisht:  ذهب الشمس

Anglisht: Strawflower.

Emri shkencor: Helichrysum.

Familja: Asteraceae.

Ari i Diellit është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 60- 90cm, nw varwsi tw llojit, lulet me ngjyrë të verdhë të florinjtë, me aromë të këndëshme dhe të fortë, që e ruajnë ngjyrën e tyre edhe pas tharjes, me gjethe të mbuluara me push të butë gri. Rritet në zonat e thata të Mesdheut, Francë, Itali, Greqi, Bosnjë. Gjithashtu rritet edhe në Afrikën eJugut, Afrikën Veriore, Azinë Perëndimore, etj. Në botë ka mbi 600 lloje të Helichrysum. Emri i bimës rrjeth nga Greqishtja “Helisso” që do të thotë vjen rrotull, dhe “chrysos”do të thotë ar, duke ju referuar ngjyrës së tij.

Në Afrikë është përdorur prej kohësh për kurimin e sëmundjeve reuamatike.

Nga bima  nxirret vaj i cili përdoret për qëllime mjekësore me përdorim të jashtmën.

Përmbajtja aktive e bimës: është e pasur me nerole, flavonoids, Tannins, Monoterpenes, Eugenol, Aldehide, Sesquiterpene, selinene, acetate geranil,etj  .

Dobitë mjekësore të Vajit të Arit të Diellit

– Ndihmon për mpiksjet e indeve dhe ënjtjet e tyre (Tromboza).

– Ndihmon për kurimin e artritit reumatoid, dhimmbjet e kyçeve.

– Ndihmon për kurimin e shpejtë të plagëve të reja dhe të vjetra.

– Ndihmon për mbylljen e plagëve pas operacionit.

– Ndihmon për kurimin e hemorroideve.

– Largon puçërrat, ekzemën, psoriasis dhe djegiet.

– Ndihmon për kurimin e reagimeve alergjike të lëkurës.

– Largon emocionet akute si; ankthi, frika, zemërimi, trishtimi.

– Ndihmon për trajtimet e traumave emocionale dhe shpirtërore si; depresioni, stresi, sëmundjet psikike.

– Kuron Astmën kronike dhe kollën kronike.

– Lufton infeksionet në trup.

– Çrregullimet e frymëmarrjes.

– Pastrues i lëkurës.

Mënyra e përdorimit

Duhet te jeni i anetaresuar qe te mund te lexoni artikullin e plote. Nese jeni i anetaresuar, kyçuni ketu. Ose anetaresohuni ketu.

– Masazhon vendin e prekur me vajin e bimës 2 herë në ditë.

– Për sëmundjet e lëkurës, kombino; vaj i Arit të Diellit + Shea butter.

Shënim!

– Vaji i Arit të Diellit përdoret vetëm nga jashtë për masazhim.