Argyreia Nervosa; Për sistemin nervor, përmirësimin e intelektit, shtypës i tumorit të trurit

 

Arabisht: الفيل الزاحف

Anglisht: Elephant creeper

Emri shkencor: Argyreia nervosa L.

Familja:  Convolvulaceae

Argyreia është bimë barishtore kacavjerrëse, shumëvjeçare, me gjatësi 10-50 m, me lule rozë në vjollcë.

Origjina  e Argyreias është Afrika, India dhe Ishujt Hawaii. Vidhara, siç quhet në disa zona të Indisë (Argyreia nervosa) është provuar shkencërisht për trajtimin e plagëve, gangrenës, gjakderdhjeve të brendshme, ulçerërave kronike, reumatizmës,  për qetësimin e nervave, diuretike, për sistemin nervor, shtypjen e tumorit të trurit, çrregullimet seksuale, qeren, ekzemën, dhe ka efekt anti-plakje.

Elementët aktiv: Ergometrine; Ergopeptides; Ergot alkaloids; Legal highs; Lysergic acid amide; Peptide alkaloids.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjekësore të Argyreias

– Argyreia nervosa është provuar shkencërisht dhe është përdorur për sistemin nervor.

– Përmirëson intelektin dhe lufton tumorin e trurit.

– Bima përmban lëndë antibacteriale, antifungale, lufton inflamacionin dhe shtyp masat tumorale.

– Argyreia është shumë efektive për kurimin e gangrenës.

– Parandalon gjakderdhjen  e brendshme, ulçerat  kronike, trajtimin e plagëve.

– Ul presionin e gjakut.

– Jep forcë, lufton simtomat e reumatizmës, dhe ka efekt anti-plakje.

– Argyreia  është bimë medicinale me përbërës përforcues. Ajo ka veti të shkëlqyera nxitëse seksuale dhe përmirëson shëndetin seksual tek të dy gjinitë.

– Bima përdoret gjithashtu për bronkitin, dobësinë nervore, çrregullimet cerebrale, artritin dhe leucorrhoea.

Shënim!

Nuk është e këshillueshme gjatë shtazanisë .