Apendiciti tek të rriturit dhe fëmijët
Apendiciti; Shkaktarët, simtomat, Apendiciti tek fëmijët, parandalimi dhe kurimi në mënyrë natyrale
Funksioni i Apendicitit
Për gjenerata të tëra, apendiciti mendohej se ishte vetem një zorrë qorre që mendohej të mos kishte asnjë funksion. Por tashmë, kerkuesit thonë se kanë zbuluar funksionin e vërtetë të këtij organi, dhe që mund të jetë gjithçka përveçse i tepert. Kerkuesit thonë se apendiciti vepron si një shtëpi e sigurtë për bakteret e mira.
Trupi e përdor këtë pjesë për të rifilluar nga e para procesin e tretjes kur dikush vuan nga kolera apo dizenteria. Universiteti Mjekësor i Karolines së Veriut ka nxjerrë këto përfundime lidhur me këtë organ që nuk kryen më funksion në trupin tone, pasi sëmundje si kolera dhe dizanteria janë zhdukur. Mirëpo, në kohen e shpërthimit te tyre, keto sëmundje demtonin rëndë bakteret e mira, të cilat gjenin një strehë të sigurtë në apendicit.
Inflamacioni i Apendicitit
Apendicit nga latinishtja do të thotë ‘inflamacion i shtojcës’, kjo shtojcë është një organ i vogël me gjatësi 5-10 cm. Ai gjendet në anën e djathtë, poshtë barkut, në fillim të zorrës së trashë.
Kur kjo shtojcë bllokohet për shkak të parazitëve ose mukuzit ndodh inflamacion. Nëse inflamacioni vazhdon, indet infektohen me bakterie të cilat pushtojnë të gjithë organin, infektojnë muret e tij dhe në këtë mënyrë çojnë në dhimbje ekstreme. Nëse nuk kurohet në kohë, indet e organit fillojnë të vdesin për shkak të mosfurnizimit me gjak dhe përfundimisht arrin në appendix rupturing, një gjëndje potecialisht e rrezikshme për jetën, por që zakonisht mjekët e heqin në mënyrë kirurgjikale para se kjo të ndodhë.
Apendiciti mund të godasë këdo në çdo moshë, edhe pse më i zakonshëm është në mesin e individëve të moshës 10-20 vjeç. Kjo është një gjendje e zakonshme që ndodh në të paktën 1 në çdo 13 njerëz.
Edhe pse Apendiciti i ka pothuajse tipike shenjat e tij, ndonjëherë mund të ngatërrohet edhe me sëmundje të tjera të po asaj zone, gjë kjo që kërkon disa egzaminime shtesë për të vendosur përfundimisht. Mes këtyre analizave është ajo e gjakut komplet, analizat biokimike, Eko-ja, urina dhe në disa raste, edhe tomografia kompjuterike, sidomos atëherç kur shenjat nuk janë të mjaftueshme, apo tek moshat e thyera, për largimin e dyshimit të një problemi tjetër më serioz.
Simtomat e Apendicitit
– Dhimbja e barkut fillon rreth kërthizës, e pas disa orësh zhvendoset poshtë në krahun e djathtë.
– Inflamacion i nyjeve limfatike pranë tij.
– Mungesë oreksi, përzierje në stomak, gazra e fryrje.
– Dhimbja bëhet më e lokalizuar dhe më e fortë.
– Pacienti dëshiron të qëndrojë në qetësi, mundësisht pa lëvizur.
– Temperaturë të ulët trupi, ethe e të dridhura.
– Kapsllëk ose diarre.
– Shtrëngim i muskujve në anën e djathtë të barkut.
Shënim! Nëse keni dhimbje të pandërprera, mos merrni antibiotik, por kontaktoni me mjekun kirurg.
Shkaqet e Apendicitit
Apendiciti është shtëpia e bakterieve të dobishme, por kur ai bllokohet ose infektohet, bakteriet shumohen me shpejtësi, duke shkaktuar fryrje të Apendicitit.
– Infeksioni – një infeksion në stomak, ose në një organ tjetër të trupit, mund të ketë gjetur rrugën për në apandesit.
– Ndotja e ajrit.
– Pesticidet në ushqime.
– Krimbat e zorrëve dhe parazitët.
– Acarimi dhe ulçëra në stomak.
– Pengimi – një pjesë e fortë e patretshme mund të ketë mbetur e bllokuar në apendicit, dhe në këtë mënyra ka shkatuar infeksion dhe zhvillim të bakterieve në të.
Apendiciti tek fëmijët
Simptomat e apendicitit mund të jenë shumë të ndryshme tek fëmijët.
Një dhimbje stomaku është një simptomë shumë e zakonshme, veçanërisht tek fëmijët, dhe nuk është shpesh një shenjë e apendicitit.
Zakonisht, dhimbjet e barkut tek fëmija janë rezultat i diçkaje që nuk është e rrezikshme për jetën, të tilla si:
– Kapsllëku
– Gazrat
– Alergji ndaj ushqimeve
Por në qoftë se intensifikoni në stomakun e fëmijës zgjat për më shumë se një ditë, kjo mund të jetë një shenjë e një gjendje të rëndë.
Por përsëri, ka një listë të gjatë të çështjeve të cilat mund të shkaktojnë dhimbje barku, duke përfshirë:
– Ulçër në stomak
– Sëmundjet inflamatore të zorrëve, të tilla si sëmundja e Crohn-it ose koliti ulçerativ
– Infeksion i traktit urinar (UTI)
– Gurët e tëmthit
– Komplikimet që bllokojnë ose pengojnë zorrët, të tilla si një hernie.
– Nëse dhimbja e barkut tek fëmijët fillon në zonën e belit, dhe përhapet në zonën e ulët në të djathtë të barkut, mund të jetë si rezultat i apendicitit.
– Nëse dhimbja e barkut të fëmijës përkeqësohet gjatë lëvizjes, kur merr frymë thellë, gjatë kollitjes ose teshtitjes, mundësia që ai ose ajo ka apendesit bëhet më e mundshme.
Është e rëndësishme, megjithatë, për të kërkuar për shenja të tjera të apendicitit tek fëmijët.
Fëmijët mund të kenë gjithashtu të ngritur numrin e qelizave të bardha të gjakut, që është një shenjë e një infeksioni trupor.
Përveç kësaj, apendiciti mund të nxjerrë grupe të ndryshme të simptomave tek fëmijët më të vegjël.
Disa studime sugjerojnë se fëmijët mes moshës 2 dhe 5 vjeç, më shpesh kanë dhimbje stomaku, gjithashtu kanë të vjella, ethe dhe humbje të oreksit.
Për foshnjat më pak se 2 vjeç, apendiciti zakonisht shkakton të vjella, dhimbje stomaku, edhe pse nuk janë të pazakonta ethet, temperaturë dhe diarre.
Trajtimi i apendicitit nga mjekësia konvencionale
Një appendectomy, e cila përfshin heqjen me kirurgji, është trajtimi standard për apendicitin, si tek fëmijët, po ashtu edhe tek të rriturit.
Si ta parandaloni dhe kuroni në mënyrë natyrale
Nëse inflamacioni i apendicitit ka përparuar, operacioni është zgjidhja e vetme në këtë rast. Ky Operacion quhet apendektomi, i cili zgjat rreth 1 orë apo më pak, në varësi të gjetjes së apendicitit, pasi jo gjithnjë lokalizimi i tij është i njëjtë tek të gjithë. Ky operacion kryhet nën narkozën e përgjithshme dhe gjithashtu mund të kryhet edhe në mënyrë laparoskopike, pra të mbyllur (me anë të disa aparaturave dhe kamerës së futur në barkun e pacientit nëpërmjet tre vrimave 0.5 dhe 1 cm). Nëse bëhet në mënyrë të hapur, duhet një hapje në lëkurë rreth 3-4 cm.
Edhe pse të gjitha analizat flasin për një apendicit akut, gjatë oparacionit në një pjesë të rasteve nuk ka apendicit të inflamuar por problemi qëndron diku tjetër, prandaj para se të kryeni operacion, bëni analizat e përmendura më lart për të ditur shkakun e dhimbjeve.
Megjithatë, nëse zbulohet në fazë të hershme, apendiciti mund të trajtohet me ndihmën e mënyrave natyrale në shtëpi.
– Hudhra është një zgjidhje efektive për të kuruar dhe parandaluar apendicitin. Ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e fryrjes së apandesitit. Konsumoni 2-3 thelpi hudhre në ditë.
– Lëng karrote, panxhari ose kastraveci; Konsumoni dy herë në ditë 100 – 300 ml lëng karrote ose panxhari, kjo është shumë e dobishme për parandalimin dhe kurimin e apendicitit.
– Për lehtësimin e dhimbjeve ju mund të lidhni një copë të lagësht rreth belit, dhe sipër saj një copë të thatë.
– Pirja e ujit gjatë gjithë ditës është thelbësore për një apandesit të shëndetshëm.
– Konsumimi i grurit të plotë, duke përfshirë krunde gruri dhe embrion gruri, është një nga mënyrat natyrale efektive për shëndetin e apendicitit. Gruri i plotë është i dobishëm për të gjithë sistemin e tretjes.
– Në rast se pacienti vuan nga ethet, mund ti jepet një çaj borziloku.
– Parandalimi i inflamacionit të apandesitit mund të bëhet edhe duke pirë çaj të farës fenugreek rregullisht, pasi kjo parandalon akumulimin e mbeturinave të zorrëve dhe të mukusit të tepërt.
– Apendiciti mund të trajtohet gjithashtu duke konsumuar një litër dhallë në mënyrë të përditshme. Dhalla është shumë efektive në parandalimin e rritjes së baktereve në të.
– Shmangni ekzistencën e kapsllëkut, pasi ai mund të çojë në inflamacion të mëtejshëm të apendicitit. Për të shmangur kapsllëkun, përmbajuni një diete të lartë në fibra, fruta të freskëta dhe perime me gjethe jeshile, kjo është mënyra më e mirë për të shmangur këtë gjendje.
– Për të parandaluar humbjen e oreksit gjatë apendicitit, mund të merrni mjalt dhe lëng limoni.
Shmangni!
– Ushqimet e skuqura.
– Pastat, ëmbëlsirat që kanë shumë sheqer dhe yndyrë, sepse është e vështirë që të treten dhe mund të çojnë në bllokim të apendicitit.
– Mishi i kuq, mund të marrë një kohë të gjatë për t’u tretur.
– Qumështi joorganik, djathrat dhe akulloret (qumështi i dhisë është një alternativë e mirë dhe tretet më shpejt se qumështi i lopës).
– Alkooli, i cili mund të irritojë sistemin tretës.
Apendiciti është diçka që mund të shkaktojë dëmtim të madh në trup. Duke ndjekur disa nga mënyrat natyrale të mësipërme, ju mund të lehtësoni dhimbjet dhe inflamacionin e tij. Megjithatë, nëse të gjitha këto mjete nuk ju qetësojnë, atëherë duhet të merrni produktet bimore ProbioHerb, Colollum dhe Total Immunity Herbs që i gjeni më poshtë.