Anoreksia Nervosa

 

Anoreksia nervosa është një çrregullim i të ngrënit, ku humbja e peshës bëhet një obsesion dhe uria fillon të ndikojë në të menduarit dhe personalitetin e personit. Kjo ndodh me shumicë dërrmuese në mesin e vajzave adoleshente dhe vetëm në vendet e zhvilluara.

Simptomat

Simptomat fizike të anoreksisë nervoze përfshijnë:

– gërryerje të indeve të trupit dhe të muskujve,

– zhvillim të dëmtuar seksual dhe ndërprerje të menstruacioneve,

– tharje dhe zverdhje të lëkurës,

– humbje të cilësisë së flokëve,

– ulje të presionit të gjakut dhe të peshës metabolike,

– anemi,

– dhe çrregullime të rënda të gjumit.

Simptomat mendore përfshijnë:

– pacientia e sheh veten sitë shëndoshë,

– të paturit e një preokupimi me vdekjen,

– dhe një nevojë të furishme për stërvitje për të mbajtur trupin të aftë fizikisht.

Pacientët shpesh janë manipulues, duke u përpjekur gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes, dhe mund të bëhe të izoluar nga shoqëria.

Shkaqet

Si në Anoreksinë nervoze edhe në buliminë nervoze, faktorët bazë besohet zakonisht të jenë vetëm për shkak të një manie me shëndoshjen e trupit, frika e të qënit e shëndoshë ose frika e shëndoshjes, ose mbi-shqetësimi në lidhje me të qenët perfekte.

Edhe pse të gjithë këta faktorë janë të rëndësishëm, hulumtimet e fundit tregojnë se në shumicën e rasteve, një mangësi me themel zinku mund të kontribuojë në të dy çrregullimet e ngrënies.

Biologjia, shëndeti emocional, pritjet shoqërore dhe faktorë të tjerë, e rrisin rrezikun.

Kujdes! Të ushqyerit intravenoz mund të jetë i nevojshëm në raste akute për të zëvendësuar kaloritë e humbura dhe mungesën proteine. Këshillimi psikologjik nga specialistë të trajnuar, i kombinuar me ilaçe bimore natyrale, është shumë i rekomanduar.

TRAJTIME NATYRALE PËR ANOREKSINË

Ushqimi

Ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të pasur me fibra, dhe shmangni kafen, çajin, dhe stimulantët e tjerë.

Shmangni sheqerin dhe produktet e miellit të bardhë. Provoni të hani vakte të vogla dhe ushqime të mira. Është e rëndësishme të kapërceni mendimin se ushqimi është armiku juaj.

Aromaterapia

Aromat qe rrjedhin nga vajrat esenciale kanë treguar në studimet klinike të kenë efekte pozitive në mendje dhe në trup. Përbërë nga kimikate natyrale, ato mund të ndihmojnë për të mbështetur ekuilibrin emocional, të sjellin një ndjenjë të qetësisë, të ndihmojnë lehtësimin e stresit, dhe të nxitin ndjenjat pozitive të mirëqenies.

Vajra esenciale të dobishme për anoreksinë përfshijnë:

Këto mund të përziehen dhe të përdoren në masazh, dush, aromatizues shtëpie ose kompresë.

Të tjera

Shënimi në Ditar

Duke i shkruar rregullisht mendimet tuaja, besimet, dhe emocionet në një ditar, ju mund të ndihmoni veten për të kuptuar më mirë çështjet themelore në jetën tuaj që mund të kontribuojnë në problemet tuaja mendore dhe emocionale, duke fituar njohuri të reja në procesin që mund t’ju fuqizojë për t’u shëruar. Studimet kanë treguar gjithashtu se praktika e përditshme e shënimit në ditar, mund të ndihmojë gjithashtu për të përmirësuar simptomat e shëndetit fizik.

Përveç kësaj, shënimi në ditar mund të jetë një mënyrë efektive për të liruar veten nga zinxhiri i emocioneve negative të lidhura me traumat e kaluara, si dhe me fobinë.

Esenca e luleve

Esenca e luleve të ndryshme për të trajtuar gjendjet emocionale dhe mendore të çekuilibruara dhe negativitet, të tilla si frika, perfeksionizmi, sjellja manipuluese, depresioni, dhe ankthi, janë të rekomanduara. Lulet e mollës së egër, në veçanti, janë të dobishme për zhdukjen e zakonit të nguljes në lidhje me imazhin e trupit.