Ankthi në moshën e mesme çon në dementi më vonë në jetë

 

Studimet sugjerojnë se trajtimi i ankthit mund të ulë rrezikun për Alzheimer më vonë në jetë.

Ndryshimet neuro-kimike dhe inflamacioni në tru mund të jenë faktorë të zakonshëm në ankth dhe dementi (Alzheimer).

Sipas një studimi të ri, njerëzit e moshës së mesme me ankth të moderuar e të ashpër mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë çmenduri më vonë në jetë.

Hulumtimi i katër studimeve të ngjashme ndoqën pothuajse 30,000 persona, duke filluar në moshën nga 30 – 65 vjeç, për një periudhë prej një dekadë apo më shumë. Të gjitha studimet e analizuara gjetën një lidhje pozitive të rëndësishme mes ankthit dhe demencës në të ardhmen.

Studimi i ri tregon se trajtimi i ankthit mund të ulë mundësinë e zhvillimit të çmendurisë më vonë, edhe pse hulumtimet deri më tani nuk kanë treguar se ankthi shkakton çmenduri në mënyrë direkte.

Duke pasur parasysh intervalin e gjatë të kohës mes vlerësimit të ankthit dhe diagnozës së çmendurisë [më shumë se 10 vjet], gjetjet nga rishikimet tregojnë se ankthi i rëndë mund të jetë një faktor potencialisht rreziku për çmenduri.

Ankthi si faktor rreziku

Nëse ankthi është me të vërtetë një faktor rreziku për çmenduri, kjo ka implikime për të qenë në gjendje për të identifikuar më mirë individët në rrezik dhe për të ndërhyrë që në fillim për të zvogëluar rrezikun.

Hulumtimi konsideron vetëm simptoma të rëndësishme të ankthit të cilat janë të mjaftueshme për t’u diagnostikuar nga një mjek.

Bazuar në këtë studim, pacientët me ankth mund të duan të jenë më vigjilent në kërkim për simptomat e çmendursë apo Alzheimerit që në fillim.

Shenjat e Alzheimer

Shenjat e para dhe simptomat e sëmundjes Alzheimer ose një tjetër çmendurie, përfshijnë vështirësi për të plotësuar detyrat e njohura, konfuzion për kohën apo vendin, si dhe ndryshimet në humor që çojnë në ndjenjat e ankthit, si dhe frika e depresioni. Sëmundja Alzheimer është një çrregullim i pakthyeshëm progresiv i trurit që ngadalë shkatërron kujtesën dhe aftësitë e të menduarit dhe përfundimisht aftësinë për të kryer detyra të thjeshta.

Si lidhet ankthi dhe çmenduria?

Çfarë mund të jetë prapa ankthit dhe çmendurisë? Ndryshimet neurokimike në tru mund të jenë një faktor. Kimikate të caktuara të trupit mund të kontribuojnë në çrregullime të ankthit, dhe ilaçet natyrale mund të korrigjojnë mangësitë e caktuara në neurotransmetuesit që lidhen me depresionin.

Gjithashtu, stresi është i lidhur me inflamacionin në tru, gjë që mund të luajë një rol për shkaktim të ankthit  dhe çmendurisë.

Një përgjigje jonormale e stresit, si ekspozimi ndaj çrregullimeve të ankthit, mund të shoqërohet me plakjen e përshpejtuar qelizore dhe rritjen e neurodegenerimit. Alzheimer është një sëmundje neurodegjenerative e karakterizuar nga një përkeqësim i qelizave të trurit.

Forconi shëndetin mendor duke zbatuar këto zakone kyçe

– Aktivizohuni

Ecni! Vraponi! Lëvizni! Aktiviteti fizik lufton një substancë të quajtur amiloid, e cila besohet të grumbullohet dhe të çojë në sëmundjen Alzheimer. Fillimi i përkujdesjes së shëndetit të mendjes që në moshë të re, do të parandalojë dëmtimin e trurit në të ardhmen.

– Lexoni dhe Meditoni

Të menduarit ndihmon në ngritjen e nivelit mendor (nuk ka nevojë për lojëra kompjuterike). Duke folur për tema kyçe rreth një libri që keni lexuar ose rreth një historie, jo vetëm aktivizon mendjen, por gjithashtu ky veprim e nxit trurin të arsyetojë dhe ju bën më të përqëndruar.

– Flini në kohën e aktivizimit të gjendrrës pineale

Koha e mbylljes së syve është kur truri juaj bën pastrimin e shtëpisë, është pothuajse sikur ka një pastrues brenda që pastron disa nga nënproduktet toksike që gjenden në të.

– Kujdesuni për zemrën që ajo të kujdeset për trurin

Të gjitha ato lëvizje të shëndetshme që bëni për të mbajtur zemrën në formë, truri i do gjithashtu. Me fjalë të tjera, ajo që është e mirë për zemrën është e mirë edhe për trurin.

Kujdesuni që në pjatën tuaj të mos mungojnë drithërat e plotë, frutat dhe perimet, peshku dhe arrat.